E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtohen kontrollet kundër lojërave të fatit, dy në  pranga në Tiranë dhe Lezhë
Publik News

Shtohen kontrollet kundër lojërave të fatit, dy në pranga në Tiranë dhe Lezhë

Pronari i një lokali në Lezhë është arrestuar nga policia në kuadër të aksionit për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

1

Në pranga është vënë 32-vjeçar me dy mbiemra Jurgen Pjetri (K) i cili kishte përshtatur lokalin për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një valixhe me çipsa si ato që përdoren për lojëra fati si dhe një sasi lëndë narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”  Organizimi ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çipsat” për goditjen e veprimtarisë në fushën e narkotikëve dhe organizimit të lojrave të fatit

Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe çipsa pokeri brenda banakut të një lokali. Vihet në pranga 32 vjeçari,  pronari i lokalit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të operacioneve dhe kontrolleve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve e lojrave të fatit, si dhe bazuar në informacione policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Çipsat”, duke bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të këtyre veprimtarie.

Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë shtetasi J.P.(K.). 32 vjeç, banues në Mirditë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në lokalin e tij, tek banaku, i janë gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike dhe një valixhe me çipsa si ato që përdoren për lojra fati, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”  Organizimi ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

31-vjeçar me iniciale M.N. në Tiranë është arrestuar nga policia. Blutë bëjnë me dije se ai kishte përshtatur lokalin e tij në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

2

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar dy makineta që shërbejnë për lojëra fati dhe një valixhe me çipsa për poker.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Ndërkohë 31-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gaminator”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Kishte përshtatur një ambient të fshehtë në lokalin në administrim prej tij për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohen dy makineta që shërbejnë për lojëra fati dhe një valixhe me çipsa për poker.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 4 në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Ky shtetas, në lokalin në administrim prej tij, në rrugën “Siri Kodra”, kishte përshtatur një ambient të fshehtë, për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit, dhe një valixhe me çipsa për poker.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.