E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtohen tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, të shtëna me armë në mes të detit
Bota

Shtohen tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, të shtëna me armë në mes të detit

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë po tensionohen çdo ditë e më shumë. Mediat greke kanë publikuar pamjet e një incidenti të ndodhur më 5 janar të këtij viti në ujëratt territoriale greke.

Në pamjet e mëposhtme shfaqen dy anije, një turke dhe greke pranë ishullit Farmakonisi. Sipas grekëve, anija e rojes bregdetare turke ka nisur të bëjë manovra të rrezikshme me qëllim përplasjen e anisjes së grekëve pasi iu është afruar shumë pramë. Kaq ka mjaftuar që rojet greke të marrin armët dhe të qëllojnë ndaj turkëve deri sa ata të largohen në lindje drejt bregdetit turk.

Sipas informacioneve jozyrtare të protothema.gr në muajt e fundit, numri i incidenteve kufitare me anijet turke në det, të lidhura me shkeljet e ujërave territoriale greke shkon në 50 dhe kanë të bëjnë me të gjithë zonën e gjerë të Egjeut lindor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.