E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shumë krenar që ka ardhur dita që sot bëhet legjendë Sahit Dollapi”-Rama: Ishin vetëm tre goditje dhe ne i cilësuam…
Politikë

“Shumë krenar që ka ardhur dita që sot bëhet legjendë Sahit Dollapi”-Rama: Ishin vetëm tre goditje dhe ne i cilësuam…

Kryeministri Edi Rama i konsideroi sulm ndaj institucioneve goditjet me molotov të ndërtesave nga ana e protestuesve të opozitës.

ramaaaaa

I ftuar në “Opinion”, Rama u shpreh se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, është goditur vetëm tre herë dhe se kryeministri dhe ministri e kanë konsideruar moment të gabuar të policisë.

Pjesë nga debati:

Rama: Këtu jemi në sulm ndaj institucioneve. Dmth armë luftarake. Molotovi është armë luftarake e shpikur në luftën e Spanjës kundër tankeve. Ato janë armë që përdoren për të hedhur tanket në erë.

Ky moment është një moment që ka ardhur si rezultat i një proteste që në fund të saj ka prodhuar 4 të vrarë. Dhjetëra të plagosur me armë zjarri. Nëse ju më tregoni një molotov të vetëm që i është hedhur derës së Kryeministrisë.

Fevziu: Dera e Kryeministrisë është goditur me makinë.

Rama: Mos bëni krahasime. Jam shumë krenar që ka ardhur dita që sot bëhet legjendë Sahit Dollapi për tre goditje me shkop gome

Fevziu: Ishin 13 goditje.

Rama: Kemi arritur një standard ku kryeministri dhe Ministri i Brendshëm thonë që ato sekonda ishin të gabuara, kur në këtë vend vriteshin njerëz dhe autorët të nesërmen dekoroheshin. Kryeministri dhe ministri e pranojnë se ishte moment i gabuar për standardin që kemi ne.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.