E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Si cjapi te kasapi’, Manjani ironizon ‘arrestimin’ e Ramës nga FBI
Lajme

‘Si cjapi te kasapi’, Manjani ironizon ‘arrestimin’ e Ramës nga FBI

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi ndaj lajmeve dhe spekulimeve të ditëve të fundit që flisnin për një udhëtim të kryeministrit Edi Rama drejt Shteteve të Bashkuara, të shoqëruar – sipas pretendimeve – nga avokatë dhe nën skenarin e një ndërhyrjeje të menjëhershme të autoriteteve amerikane.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani i referohet një lajmi të publikuar 13 ditë më parë, sipas të cilit data 20 janar ishte parashikuar si dita kur Rama do të ishte “rrugës për në Amerikë”. Ai ironizon komentet që pasuan këtë lajm, ku flitej për “burime tepër të sigurta amerikane” dhe për një shoqërim të drejtpërdrejtë nga FBI, për çështje që, sipas autorëve të spekulimeve, do të “trondisnin Shqipërinë”.

Duke përdorur tone sarkastike, Manjani shkruan se sot është pikërisht 20 janari dhe, sipas atyre parashikimeve, kryeministri duhej të ishte nisur “si cjapi te kasapi”, për t’u marrë më pas nga FBI. Ai shton se opinioni publik u bombardua aso kohe me siguri absolute për vërtetësinë e lajmit, duke u mbështetur në burime që cilësoheshin si tepër të besueshme nga SHBA.

“Bëni një kërkim të thjeshtë në Google dhe do t’i gjeni ende këto ‘lajme’ aty”, shkruan Manjani, ndërsa ironizon se sot është dita e shumëpritur dhe se ende po pritet “tronditja” e paralajmëruar.

Në fund të reagimit, ai e mbyll me një tjetër notë ironie, duke vënë në dukje se moti sot nuk është i favorshëm dhe se as helikopterët nuk këshillohet të fluturojnë, por pavarësisht kësaj, pritja për ngjarjen e madhe vijon.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Sot është 20 janar.

Sipas një lajmi të Ballkanweb të 13 ditëve më parë, sot Rama do jetë rrugës për në Amerikë së bashku me avokat.

Sipas disa komenteve të atyre ditëve rreth këtij lajmi “të sigurtë”, sot i bie që Rama të jetë nisur “si cjapi te kasapi” pasi do ta marrë direkt FBI ta shoqërojë diku për ti bërë pyetje për çështje që “do trondisin Shqipërinë”.

U shurdhuam ato ditë nga “siguria” e lajmit nga “burine tepër të sigurta amerikane”…

Bëni një kërkim të thjeshtë në google dhe do ti gjeni këto “lajme” aty.

Sot pra është dita….

Presim tronditjen…

Ka pak erë sot e as helikopterët nuk sugjerohet të fluturojnë… Por presim…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.