E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si do përzgjidhet drejtuesi i BKH? Shprehin interesin edhe kandidatë nga SHBA
Publik News

Si do përzgjidhet drejtuesi i BKH? Shprehin interesin edhe kandidatë nga SHBA

Tre janë kandidaturat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nuk mungojnë edhe kandidime të profesionisteve që ushtrojnë detyrën në vend. Struktura e Posaçme AntiKorrupsion ka ngritur një komision që përbëhet nga drejtuesi, Arben Kraja, dhe 2 prokurorët më të vjetër të Strukturës, Behar Dibra dhe Ened Nakuçi.

Janë këta prokurorë që do të merren me shqyrtimin e kandidaturave dhe plotësimin e kritereve ligjore. Gara u hap zyrtarisht në 10 janar, ku me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të SPAK-UT dhe BKHsë, bëhej thirrje për kandidime. Byroja Kombëtare e Hetimit është njësi e cila do të punojë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe është krahasuar nga Ambasada Amerikane edhe me FBI-në amerikane.

KRITERET

Ligji parashikon se kandidati duhet të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor. Duhet të ketë eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo i Policisë Gjyqësore ose Hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda. Në rastet e punonjësve aktualë apo të mëparshëm të Policisë së Shtetit, kandidati duhet të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”.anetaret e spak

KANDIDATI NUK DUHET TË JETË NË HETIM APO GJYKIM PËR NJË VEPËR PENALE

Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur pozicione politike në administratën publike ose funksione të tjera drejtuese në partitë politike, të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit. Kritere të tjera janë që të mos ketë masa disiplinore në fuqi dhe të mos jetë larguar me shkarkim. Kandidati nuk duhet të kenë qenë dhe duhet të mos jetë bashkëpunëtor, informator apo agjent i ndonjë shërbimi inteligjent. Për periudhën 29.11.1944-07.02.1991 nuk duhet të ketë qenë anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave. Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes së tij/saj duhet të plotësojnë dhe nënshkruajnë deklaratat për heqjen dorë nga privatësia.

PËRZGJEDHJA

Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, kandidatët e miratuar do të kalojnë në një testim për aftësitë fizike në matje të forcës dhe rezistencës fizike (para këtij testimi fizik kandidati duhet të ketë me vete një raport mjekësor për aftësitë fizike, të lëshuar nga specialisti kardiolog). Më pas, do kalojnë në një provim me shkrim e me gojë, që përfshin teste konjitive të sjelljes dhe të të arsyetuarit logjik.

Një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si edhe nivelin e shkrimit dhe të leximit. Pas kalimit të fazave të mësipërme, kandidatët do të intervistohen nga Komisioni i Përzgjedhjes në Prokurorinë e Posaçme që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë e aplikantit për të komunikuar idetë me eficiencë. Do të ketë një vlerësim të plotë mjekësor që vërteton se aplikantët plotësojnë standardet e duhura shëndetësore për të përmbushur nevojat e punës. Si dhe në një fazë të mëvonshme, kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve, si edhe testit të poligrafit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.