E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
 Si do të duket IPhone 15 i Apple
Lajme

 Si do të duket IPhone 15 i Apple

Me shumë mundësi do të duhet të presim edhe 2 muaj, kur Apple të prezantojë IPhone 15, por disa detaje nga ky telefon i ri kanë nisur të dalin. Në pamje të parë nuk ka ndonjë ndryshim të madh krahasuar me paraardhëset e tij. E re është se korniza do të përbëhet nga aliazh titani, do të ketë një bateri më të madhe dhe një portë karikimi USB-C.

Të paktën këto janë të dhënat e para që mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë. Dy nga telefonat e rinj, IPhone 15 Pro dhe IPhone 15 Pro Max do të vijnë në një ngjyrë “unike”. Nuanca e re do të jetë një blu e errët me një ton gri. Është përfolur se Apple do të nxirrte në shitje një version të kuq IPhone 15, por sipas informacioneve, kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

Sipas MacRumors, nuanca blu do të jetë e disponueshme në një material të ri titani, ndryshe nga çeliku inoks, që Apple ka pasur në të kaluarën.

Krahas ngjyrës blu të re, IPhone 15 Pro dhe IPhone 15 Pro Max pritet të jenë të disponueshëm në ngjyrë argjendi, gri në të zezë dhe gri titanium. Ndërkohë, IPhone 15 pritet të vijë në të paktën tre ngjyra të ndezura: rozë, blu dhe jeshile. Përveç ngjyrave të reja, thashethemet sugjerojnë se Apple do të bëjë disa ndryshime të mëdha me IPhone 15.

Bateria e re do të jetë 18% më e madhe se ajo e IPhone 14. Kjo do të thotë që IPhone 15 mund të ketë një kapacitet 3877 mAh. Aktualisht këto janë vetëm detaje të vogla, pasi Apple nuk ka preferuar asnjëherë të ndajë detaje për telefonat e saj deri në ditën e lançimit, që nuk është zyrtarizuar ende.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2916423.html

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.