Si është e mundur që e urrejmë njeri-tjetrin kaq shumë?!
Me rastin e post- tërmetit ne Durrës, katunaria jone po solidarizohet me qytetin duke dyfishuar çmimet e produkteve. Qytetaria e Durresit dhe e Tironës po solidarizohet duke i çuar qeratë e shtepive kacafiu. Dallaveret me ekspertet, me pallatet e banueshme dhe të pabanueshme, katastrofë. Mielli, vaji, sheqeri, batanijet vetem nje Zot e di ku u zhduken sepse ato nuk i konsumoi askush, pasi njerezit nuk kishin mundesi te gatuanin. Pasi ia fusin njeri- tjetrit tërë ditën dorën në xhep, tani qe qytetin e mbuloi batania e zezë e natës, pëshpërijnë nën dhëmbë qe Zoti ta mbajë dorën sonte nga ndonjë qamet i dytë!
Ne jemi fatkeqsia me e madhe qe i ka ndodhur ketij vendi. Te gjitha fatkeqsite e tjera kane sherim!
Si eshte e mundur që e urrejmë njeri-tjetrin kaq shumë?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



