Si është gjendja e dy fëmijëve të mitur që u plagosën në atentatin e Krujës
Ngjarja e plagosjes së dy fëmijëve të mitur në një atentat që kishte si shënjestër babain e tyre, Gentjan Bejtja, ka shkaktuar një reagim të fortë në opinion. Një emër i njohur për policinë, Gentjan Bejtja ende nuk është paraqitur për të parë fëmijët e tij dhe nuk është gjetur nga prokuroria. Në vendngjarje janë gjetur 24 gëzhoja nga grupi hetimor.
Kjo ngjarje tregon se kundërshtarët e Gentjan Bejtjas janë të interesuar të eliminohen atë me çdo kusht, duke mos kursyer as fëmijët e mitur dhe duke ekzekutuar një person që nuk kishte lidhje me ngjarje kriminale në vend. Hetuesit vlerësojnë se kjo ngjarje duhet të hetohet në kontekstin e ngjarjeve të tjera kriminale që kanë ndodhur në zonën Fushë-Krujë Lezhë, pasi mund të ndriçojë edhe mbi ngjarje të tjera të shumta kriminale. Në raste të tilla, Gentjan Bejtja mund t’i ofrohet statusi i të penduarit nga drejtësia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



