E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve
Lajme

Si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve

Një operacion i gjerë i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka zbuluar detaje të forta mbi një rrjet të strukturuar kriminal, i dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim të ardhurash të paligjshme përmes sektorit të ndërtimit.

Mes personave të shpallur në kërkim rezulton edhe biznesmeni Ilir Shtufi, emri i të cilit del gjithashtu në një dosje të mëhershme që lidhet me procedurat e tenderimit në infrastrukturë. Sipas të dhënave hetimore, ai dyshohet të ketë përfituar favore në projekte rrugore, përfshirë një segment të rëndësishëm të Unazës së Madhe në Tiranë.

Hetimet tregojnë se aktiviteti kriminal nuk kufizohej vetëm në trafikun e lëndëve narkotike, por shtrihej edhe në riciklimin e fitimeve përmes investimeve në ndërtim, duke krijuar një skemë të mirëorganizuar të pastrimit të parave.

Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar rreth 20 masa sigurie, megjithatë vetëm një pjesë e tyre janë ekzekutuar deri më tani. Ndër personat e arrestuar është biznesmeni Orges Sota, i cili më herët është marrë në pyetje edhe për çështje të lidhura me skandalin e AKSHI-t.

Ndërkohë, në kërkim mbetet edhe Orest Birçaj, për të cilin nuk ka ende konfirmim zyrtar nëse është vënë në pranga. Ai dyshohet për përfshirje në pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Po ashtu, Edmond Jaupaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Artur Koçekun është vendosur masa “arrest me burg”.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se drejtuesit kryesorë të këtij grupi dyshohet se operojnë nga Dubai, duke koordinuar aktivitetin kriminal dhe rrjedhën e parave jashtë territorit shqiptar.

Operacioni vijon ende, me kontrolle intensive në disa zona të Tiranës dhe Vlorës, ndërsa autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të rrjetit dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.