E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si ndodhi atentati ndaj shqiptarit në Athinë
Lajme

Si ndodhi atentati ndaj shqiptarit në Athinë

Një shqiptar dhe një grek mbetën mbrëmë të plagosur në një atentat të organizuar ndaj tyre në në kryqëzimin e rrugës Eftychidou dhe Hymettus, në Athinë.

Autorët, ende të paidentifikuar nga autoritetet greke, sipas dëshmitarëve, u afruan me dy motorë dhe qëlluan me armë ndaj makinës ku ndodheshin shqiptari dhe greku. Dyshohet se kanë qenë katër persona që kanë hapur zjarr ndaj makinës, dhe më tej janë larguar në drejtim të Pagrati Grove. Dëshmi rrëqethëse vijnë nga personat që kanë parë ngjarjen e rëndë. “Këmbët e mia, këmbët e mia”, janë dëgjuar të thonë të plagosurit, që kanë marrë plumba në këmbë, dhe nga sa mësohet nga mjekët të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dyshon se shkak për atentatin është lufta mes bandave që kontrollojnë trafikun e drogës në qendër të kryeqytetit grek.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.