E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si në dasëm ashtu edhe në mort shqiptarët të përflasin
Lajme

Si në dasëm ashtu edhe në mort shqiptarët të përflasin

Ylli Manjani| Opinionn| Publik.al

Kurrë nuk vlerësojnë asgjë. Gjithmonë e gjejnë një yçkël.

Prandaj i kam zili të gjithë ata që gëzimet dhe hidhërimet i ndajnë me njërëzit e shtëpisë. Me sa më pak përfolës të pangopur përrreth.

Nuk pata mundësi të ndjek asgjë nga ceremonia e përmortshme për Fatos Nanon, por komentet përfolëse në reels e FB ma sqaruan goxha mirë situatën.
Unë vijoj të them se nuk ka asnjë kuptim e folura me të vdekurin. Muhabet kot është kjo punë.

Duhet të flasin të gjallët me të gjallët që të merren vesh disi sa janë gjallë dhe, mbase bëjnë ndonjë punë të hajrit për kombin. Ky i fundit është gjithmonë në zi, kur organizimi politik, institucional juridik i shtetit është i kalbur.

Na duhet të merremi vesh sa jemi gjallë se pas vdekjes, kur të jemi në “resortin” e Nanos, në Sharrë dmth, nuk na duhet më asgjë.

Udhëheqësit politikë që kanë mandat nga kombi duhet të bëhen bashkë të startojnë një shtet politik e juridik për të qenë. Ky që kemi ka degjeneruar.

Duhet reformë totale, për të riorganizuar shtetin; për ndarë e ballancuar pushtetet; për të vendosur llogaridhënien e përgjegjshmërinë në themel të inttitucioneve; për të vendosur gjykatën e paanshëmshe si garanci për liritë e të drejtat e secilit.

E vetmja mënyrë që të nxjerrin kombin nga zija është të merren vesh për punët e tij.

Kështu nuk ecet mëtej!

Njerëzia duhet të merret me yçklat e politikës e të shtetit e jo të mortit…j

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.