“Si pastrohen paratë e drogës”, Basha bën paralajmërimin e fortë: Kemi fakte tronditëse
“PD do publikojë fakte tronditëse që tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për ti përdorur për pastrimin e parave të pista të kokainës dhe heroinës dhe aferave korruptive”, tha kreu i PD-së Basha nga Durrësi, ku opozita zgjodh të mblidhet sot.
Ai paralajmëroi se mazhoranca do ta hedhë poshtë me votë sot dekretin e Presidentit për lojërat e fatit dhe e quajti ligjin e mazhorancës korruptiv. Kur të vijmë në pushtet do anulojmë çdo ligj korruptiv, deklaroi Basha.
Ligji për vetingun/ Basha mesazh Ruçit: Mos u sill si pronar kuplaraje
Kryedemokrati i bëri një apel kryeparlamentarit Gramoz Ruçi: Të publikojë online në faqen e Kuvendit projektligjin e depozituar nga opozita për vetingun në politikë.
“Ruci me urdhër të Tamës, tash 5 ditë refuzon të publikojë pr/ligjin e propozuar nga opozita për vetingun e politikanëve dhe relacionin përkatës. Nxitojnë të fusin vjedhjen me ligj siç ishte Rama-Fusha, nxitojnë të fusin ligjin korruptive siç ai i lojërave të fatit. Por refuzojnë një detyrim ligjor siç është transparenca. Heshtja 48-orëshe, e kanë nxjerrë lakuriq Ramën, Ballës dhe Cyrbjes e 10-tra politikanëve të tjerë që s’janë gjë tjetër veçse zëdhënësit e bandave të krimit”, tha Basha.
“I jap këtë mesazh kryetaret të Kuvendit Gramoz Ruçi: Mos u sill si pronar kuplaraje po minimalisht respekto rregulloren e kuvendit, publiko online projekt-ligjin”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



