E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si po rrënohet Gjykata Kushtetuese nga marifetet e Sokol Sadushit
Lajme

Si po rrënohet Gjykata Kushtetuese nga marifetet e Sokol Sadushit

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, kulmi i sistemit gjyqësor shqiptar, janë në kolaps total, e gjitha për shkak të një njeriu, Sokol Sadushit. Kryetari i Gjykatës së Lartë, që duhet të ishte simbol integriteti dhe drejtësie, është shndërruar në tallje për kolegët e tij dhe në shkaktar i kaosit në sistem.

Një votim i fundit në Gjykatën e Lartë, për zgjedhjen e anëtarit të Kushtetueses, zbardhi gjithë “qelbësirën” që ka përfshirë drejtësinë, e cila tani është në “dorën e” një komisioni me nëpunës civilë dhe sekretare, të emëruara nga Sadushi vetë, të cilët vendosin mbi votat e gjyqtarëve. Një skandal i paparë, ku vota e pavlefshme e një gjyqtari i rrëzon të gjitha dhe bën një tallje me procesin që duhet të ishte shembull drejtësie.

Kjo situatë është absurditet i plotë. Në vend që të mbrojnë ligjin dhe Kushtetutën, po krijohet një regjim ku Sokol Sadushi “urdhëron” se kush duhet të jetë në detyrë, kush largohet, dhe kush zgjidhet në Gjykatën Kushtetuese. Ai bën presion mbi anëtarët se si të votojnë, duke sfiduar ligjet dhe rregulloret e qarta.

Votimi i fundit i Kushtetueses, i nxitur nga vetë Sadushi, e futi sistemin në ngërç ligjor duke shkurtuar mandatet e 5 anëtarëve, ndër ta edhe të Sonila Bejtjes dhe Elsa Toskës, duke u diktuar si një operacion për të zëvendësuar të padëshiruarit me “njerëzit” e tij. Ky veprim është një grabitje e hapur e pavarësisë së gjykatës që duhet të mbrojë Kushtetutën dhe sovranitetin e shtetit.

Në këtë mënyrë, sistemi gjyqësor shqiptar po shndërrohet në një arenë ku politika dhe interesat e grupeve të fuqishme vendosin se kush do të drejtojë drejtësinë. Kjo nuk është drejtësi, është kapje dhe shkatërrim i institucioneve më të rëndësishme të shtetit.

Në fund, është një paralajmërim i qartë: përderisa Sokol Sadushi dhe grupi i tij vazhdojnë të kontrollojnë dy gjykatat më të rëndësishme, çdo reformë dhe besim te drejtësia është e dënuar të dështojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.