E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si po shfaroset parku i Liqenit Artificial
Lajme

Si po shfaroset parku i Liqenit Artificial

Meta: ;’Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë’Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk ka ndaluar as sot në demaskimin e pushtetit për shkatërrimin që i ka bërë, parkut të liqenit artificial ndër vite.

Në dy foto krahasuese nga ajri të zonës midis Universitetit Politeknik dhe hotel Sheraton, Meta shkruan:

“Rilindja në pushtet do të thotë shkatërrim i gjelbërimit, i shtetit, ligjshmërisë dhe i shpresës. Fotot janë demaskimi asgjesues se ç’ndodh kur sekti i Rilindjes uzurpon 100 për qind të pushteteve” nënvizon Meta dhe e mbyll me një thënie të shkrimtarit të njohur Bertolt Brecht:

“Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë.”

Kujtojmë se në 13 shtator, Partia e Lirisë ka thirrur një protestë qytetarë përpara inceneratorit të Tiranës, njërës prej aferave më të mëdha korruptive të qeverisë Rama.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.