Si ra në grepin e SPAK, Gys Agasi dhe drejtoresha AKSHI-t Karqanaj…
I cilësuar si koordinatori kryesor mes kryeministrit Edi Rama, biznesit dhe Krimit të Organizuar, Ergys Agasi, tashmë është shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK, për 6 akuza të rënda.
Agasi dhe partnerit të tij në “hije” Ermal Beqiri që zotëron kompaninë “Horizont”, prej ditës së djeshme është lëshuar një masë sigurimi “arrest me burg”, e cila ende nuk është ekzekutuar nga ana e policisë së Shtetit.
Agasi, nuk është larguar në Dubai por qëndron në Shqipëri pa u cënuar nga askush.
Çështja kundër tij, drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t dhe biznesmenit Ermal Beqiri, lindi nga një dosje tjetër që lidhet me kontrabandimin cigareve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, Turqisë dhe Qipros.
për këtë çështje e rregjistruar në SPAK në vitin 2023 me procedimin Nr. 20, në muajin Maj 2025 u proceduan 36 persona, disa u ndaluan, disa u vetëdorëzuan dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.
Sipas dosjes, thuhet se menjëherë pas këtij operacioni në muajin Qershor 2025, në fokusin e SPAK u kthye dhe biznesmeni Ergys Agasi, i cili zotëron kompanitë “Test & Tech” e hapur në 26 shtator 2025, “EA Solution”, “EA Logistic”, “EA TOBAÇO”,”Agasi Markoudis Group” si dhe qëndron aksiokner në hije tek “Futboll Club Dinamo City”.
Shkaku që SPAK ktheu sytë tek Ergys Agasi ishte fakti i një kontrate të firmosur mes tij në cilësinë e pronarit të “EA Tabaço” dhe personit në kërkim Dario Jashari.
Kontrata noteriale është firmosur në 5 Shkurt 2025, por ajo është dorëzuar në QKB në 27 Maj 2025, pikërisht ditën kur SPAK nisi aksionin për arrestimin e disa personave dhe shpalljen në kërkim të disa të tjerëve.
Agasi, bleu 100 për qind të aksioneve të “Albania Tabak Fabrika e Cigareve” përmes një transaksioni bankar prej 525 milion lekë. Për shkak se Agasi nuk kishte dorëzuar në kohë kontratën e blerjes pranë QKB-së, ai u penalizua administrativisht me një gjobë prej 500 mijë lekë të vjetra.
Por nuk shkoi shumë dhe vëmëndja e SPAK u përqëndrua tashmë tek Agasi, i cili në muajin qershor ju nënshtrua një kontrolli nga agjentët e BKH-së, të i sekuestruar Lap-Top, 7 telefona dhe sende të tjera që mund ti shërbenin hetimit.
Pas këtyre veprimeve, në 28 Korrik 2024 me kërkesë të SPAK gjykata e posaçme vendosi të sekuestrojë kompaninë e cigareve të Agasit dhe disa pasuri të tjera.
Ndërkohë 7 telefonat e sekuestruar dhe Lap-Topi, u futën me shumë urgjencë për ekspertim kompjuterik, nga ku kanë dalë qindra mesazhe që tregonin për një aktivitet kriminal të Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanaj.
Nisur nga kjo situatë SPAK, ka vendosur të hapë një dosje të re me Nr.20/1,ndaj Ergys Agasit, Mirlinda Karçanaj dhe biznesmenit të kompanisë “Horizont”, Ermal Beqiri.
Emrat e tyre dhe personave të tjerë u shënuan në rregjistrin e personave nën hetim për akuzat si:
“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të “Grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



