E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si ra në kurthin, 35-vjeçari nga Tirana i firmave piramidale
Lajme

Si ra në kurthin, 35-vjeçari nga Tirana i firmave piramidale

Detaje të reja  nga dosja e skemave piramidale online, ku në njërin episod faktohet edhe përfshirja e Ereledio Shebekut në këtë skemë, i cili po ashtu ka rënë në kurthin e agjentëve.

Ata janë takuar me Shebekun më datë 30.08.2025 në një lokal dhe ai do tu mundësonte që të futeshin në grupin e Telegramit, ku merreshin udhëzimet nga personi i quajtur, “Leo Smith“.

Por, në dosje thuhet se Shebeku i ka regjistruar dy agjentët vetëm në platformën Binanc, pasi e kishte zënë frika pasi emrin e tij e kishte përmendur deputeti Erion Braçe në një postim në Facebook.

Ky i fundit ka qenë ndër të parët që ka denoncuar skemat piramidale online.

“Duke qenë se kjo situatë u bë dhe mediatike shtetasi Ereledio Shebeku ishte i frikësuar dhe në tension pasi deputeti shtetasi Erion Brace e kishte përmendur në një postim në rrjetet e tij sociale.

 Për këtë arsye shtetasi Ereledio Shebeku, ka bërë të mundur vetëm regjistrimin në platformën “Binanc”, ku ju ka depozituar edhe 700 euro dhe ju ka thënë agjentëve të policisë se duhet të gjejnë një person tjetër që ti bëjë pjesë të grupeve në aplikacionin Telegram, sepse ai vet nuk mundej pasi i kishte bërë tashmë pesë persona.  

Agjentët e policisë kanë qenë të pajisur me teknikë për regjistrimin audio dhe video të veprimit simulues, i cili është ende në proces transkripti për shkak të vështirësisë në dëgjim të audios.

Këto materiale janë hedhur edhe në disk. Është përpiluar raport vëzhgimi për këtë rast nga punonjësit e policies, si dhe janë këqyrur pamjet filmike”, thuhet në dosje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.