E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si reagon Erion Braçe kur e prezantojnë si zëvendëskryeministër? Kur më thërrasin me këtë titull…
Politikë

Si reagon Erion Braçe kur e prezantojnë si zëvendëskryeministër? Kur më thërrasin me këtë titull…

Erion Braçe ka shprehur një ndjesi që e ndjek prej një muaj e gjysmë, kur Adi Krasta e prezantoi me titullin e tij të ri, atë të zëvendëskryeministrit

Ai qeshi dhe tregoi se nuk është ambientuar ende me titullin e ri në emisionin “A Show”.

Krasta: A mund ta di pse qesh?

Edhe pse kam 1 muaj e gjysmë në detyrë ende nuk jam ambientuar me titullin zëvendës kryeministër. Se si më duket… Sidomos me njerëz që i njoh e më njohin kur më thërrasin me këtë titull se si më duket.

Më pas zëvendës kryeministri tregoi se ka lënë pas shumë pasione që kur ka marrë detyrën e re pasi i duhet të lëvizë shumë nëpër gjithë vendin.

“Kam një muaj e pak ditë që jo vetëm fle pak por e kam shumë të vështirë të shoh TV, kam ndaluar një pjesë të pasioneve të mia, si letërsia. Isha duke lexuar ‘Mashtruesi’, ka ngelur tek faqë 120 sepse lëviz shumë nëpër Shqipëri. Ndërkohë kam lënë dhe të vajturit në stadium. Tek libri është një histori e një njeriu që ka sajuar gjithë të shkuarën e tij dhe mbi të ka ndërtuar të ardhmen por që në fund zbulohet”, rrëfeu Braçe.

 

Për të marrë në kohë re

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.