E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si Rusia indirekt përmes disinformimit po “manipulon” popullsinë shqipfolëse
Bota

Si Rusia indirekt përmes disinformimit po “manipulon” popullsinë shqipfolëse

Rusia vazhdon të përdorë metoda të drejtpërdrejta dhe të fshehta për të përhapur narrativat e saj dhe për të shtuar ndikimin e fushatave të disinformimit në Perëndim dhe në mbarë botën. Kjo përfshin mediat e financuara nga shteti, si ‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’, të cilat janë mjetet kryesore të propagandës së disinformimit. ‘Russia Today’ ka tetë kanalet televizive, duke përfshirë një të fundit në Beograd, Serbi, ndërsa ‘Sputnik’ kontrollon rreth 30 faqe interneti në gjuhë të ndryshme. Ky ekosistem mediatik konsiderohet një mjet strategjik i politikës së jashtme të Kremlinit, dhe përsërit shpesh fushata disinformuese, lajme të rreme dhe teori konspirative.

‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’ nuk kanë transmetime dhe publikime në gjuhën shqipe. Megjithatë, narrativat ruse, disinformimet dhe keqinformimet e shpërndara prej tyre apo nga zyrtarët e lartë rusë në media ndërkombëtare, arrijnë tek audienca dhe lexuesit shqiptarë nëpërmjet mediave të treta dhe mjeteve të tjera të komunikimit masiv. Edhe pse këto lajme në shumicën e tyre mbështeten në deklaratat e zyrtarëve të lartë rusë, ato shpërndajnë narrativa ose pohime të pambështetura në fakte ose të nxjerra jashtë kontekstit, shpeshherë duke synuar të manipulojnë publikun e gjerë mbi politikat revanshiste dhe jodemokratike të Kremlinit.

Si pjesë e një përpjekje për të studiuar dhe hartëzuar format e ndryshme të disinformimit në platforma të ndryshme komunikimi, BIRN monitoroi publikimin në mediat shqipfolëse të narrativave të pavërteta ose disinformuese ruse gjatë 8 muajve të parë të vitit 2022. Nga hulumtimi i artikujve të publikuara në mediat shqipfolëse, ne zbuluam se në total 156 media shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut publikuan në tetë muajt e parë të vitit 2022 artikuj që përmbanin narrativa disinformuese ruse. Nga ky grup, vetëm katër media kishin dhjetë ose më shumë artikuj të botuar, ndërsa 152 mediat e tjera kishin më pak se dhjetë lajme, çfarë sugjeron se shumica e mediave kanë një frekuencë të ulët të publikimit të lajmeve me përmbajtjen e narrativave disinformuese pro-Kremlinit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.