Si u lirua nga burgu Emiljano Tasho, kushëriri i Vis Martinajt
Emiljano Tasho, kushëriri i të zhdukurit Ervis Martinaj, është arrestuar nga policia dy ditë më parë në Tiranë, pasi i kishte marrë makinën një personi dhe nuk ia kishte kthyer. Arrestimi ka nxjerrë në pah skandalin e radhës së drejtësisë në Shqipëri, e cila vepron me ashpërsi ndaj të dobtëve, ndërsa favorizon dhe ‘amniston’ njerëz e krimit, duke shfrytëzuar edhe hapsirat në legjislacionin penal. Emiljano Tasho është akuzuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për vrasjen e Enton Nikës, në 11 nëntor 2015 në parkingun e lokal ‘Muraga’ në Linzë të Tiranës.
Fillimisht Tasho është dënuar nga Gjykata e Tiranës për vrasje me dashje me 15 vite burg, armëmbajtje pa leje 5 vite burg, vjedhje me dhunë me 7 vite burg dhe sërish për armëmbajtje pa leje 3 vite burg. Duke aplikuar nenin 55 të Kodit Penal, që parashikon bashkimin e dënimeve, gjykata e ka dënuar Emiljano Tashon me 24 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tashos i është ulur 1/3 e dënimit, ku përfundimisht është dënuar me 16 vite burg. Vendimi është marrë në 4 maj 2016, pra 7 muaj pas vrasjes.

Në nëntor të viti 2016, në veprim ka hyrë Gjykata e Apelit, e cila i ka ulur dënimin Emiljano Tashos nga 24 vite në 21 vite burg.
Dhe duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, Gjykata e Apelit e ka dënuar Tashon përfundimisht me 14 vite burg. Vihet re që Prokuroria nuk e ka ankimuar as vendimin e shkallës së parë dhe as të apelit.
Ndërsa Emiljano Tasho nuk është pajtuar as me vendimin e Apelit, duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Në rekurs, Emiljano Tasho pretendon se nuk ka dashur ta vrarë Enton Nikën, por vrasja është bërë nga pakujdesia gjatë përleshjes në parkingun e lokal ‘Muraga’ në Linzë të Tiranës, në 11 nëntor 2015, se nuk është përfshirë në vjedhje me dhunë, se është penduar dhe se është i ri në moshë, ku më i nevojshëm është edukimi se sa ndëshkimi me burg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



