E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
si u rrëzua kupola e pushtetit në Sri Lanka  nga protesta masive
Publik News

si u rrëzua kupola e pushtetit në Sri Lanka nga protesta masive

Situatë e jashtëzakonshme në Sri Lanka, ku pas protestave masive të qindra mijëra personave, dy liderët e lartë të vendit, kryeministri dhe presidenti, ranë dakord që të japin dorëheqjen.

Lajmi shkaktoi gëzim në qendrën kryesore të protestës, në kryeqytetin Colombo, ku protestuesit hodhën fishekzjarrë në shumë zona, kënduan e festuan me instrumente muzikore.

Njerëzit u ngritën në protestë masive, pasi pak ditë më parë një foto e Presidentit Gotabaya Rajapaksa dhe kryeministrit Ranil Wickremesinghe, duke buzëqeshur në parlament, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Shumë e shfrynin zemërimin e tyre, duke thënë se të dy burrat dukeshin të lumtur, ndërsa miliona po përpiqeshin të hanin tre vakte në ditë.

Dorëheqja e Presidentit Rajapaksa ka qenë kërkesa kryesore e protestuesve gjatë muajve të trazirave, pasi inflacioni është në rritje dhe autoritetet luftojnë për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe. Sri Lanka po përballet me një mungesë të rëndë të valutës së huaj dhe i ka kërkuar Fondit Monetar Ndërkombëtar një kredi urgjente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.