Si u shkarkuan nga Ergys Agasi 3 Ministrat e Brendshëm
Bardhi: Biznesmeni kontrollonte SHISH, Mbrojtjen dhe Policinë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se për një kohë të gjatë ka lejuar Ergys Agasin të ushtrojë kontroll mbi institucionet e sigurisë kombëtare, si SHISH, Mbrojtja dhe Policia e Shtetit.
Bardhi deklaroi se ndikimi i Agasit ka qenë aq i madh, sa sipas tij, ai ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në largimin nga detyra të tre ministrave të Brendshëm.
“Nga kryeministri e me radhë kanë rënë në rrjetën e drejtësisë. Nga afera korruptive tek ndarja e tenderave, tek vrasjet dhe ndihma ndaj krimit të organizuar.
Agasi ka filmuar, kush ka shkuar në shtëpinë dhe zyrën e tij është regjistruar, i ndante dhe i ruante filmimet me data me muaj e vite, kishte një arkivë të plotë.
Agasi ka qenë tipikisht një njeri që koordinonte dhe për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme të Ramës dhe forcës që i vinte nga pushteti i krimit, ka menduar se nuk do të vinte prokuroria në derën e tij. Edhe pse prokuroria e tij kishte shkuar. Do të dalëin gjëra të rënda, do të dalin që cështjet që lidhen me sigurinë kombëtare kanë qenë në duart e krimit të organizuar”, tha Bardhi në emisionin “Studio 24”.
Më tej, kreu i grupit parlamentar të PD theksoi se Prokuroria ka sekuestruar një sasi të madhe materialesh filmike dhe përgjimesh, ku sipas tij përfshihen edhe ministra.
“Prokuroria ka sekuestruar një numër të konsiderueshëm përgjimesh ku përfshihen ministra.
Zoti Agasi kishte një hobi, regjistronte veten, janë me mijëra orë filmime ku del në sipërfaqe si ka funksionuar qeveria e Ramës.
Nga kryeministri e me radhë kanë rënë në rrjetën e drejtësisë. Nga afera korruptive tek ndarja e tenderave, tek vrasjet dhe ndihma ndaj krimit të organizuar.
Agasi ka filmuar, kush ka shkuar në shtëpinë dhe zyrën e tij është regjistruar, i ndante dhe i ruante filmimet me data me muaj e vite, kishte një arkivë të plotë.
Agasi ka qenë tipikisht një njeri që koordinonte dhe për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme të Ramës dhe forcës që i vinte nga pushteti i krimit, ka menduar se nuk do të vinte prokuroria në derën e tij. Edhe pse prokuroria e tij kishte shkuar. Do të dalëin gjëra të rënda, do të dalin që cështjet që lidhen me sigurinë kombëtare kanë qenë në duart e krimit të organizuar.
Agasi kontrollonte cdo institucion të sigurisë kombëtare, nga mbrojtja, SHISH, deri tek policinë. Me pushtetin, në krah të tij qëndronte Rama. Ai kontrollonte këto instituciobe, Agasi ka shkarkuar nga detyra 3 ministra të brendshëm për shkak se nuk i pëlqenin Ergys Agasit.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



