Sinan Idrizi i Çarterit që udhëton kryeministri Rama në delegacionin qeveritar në Turqi
Në foton që po shihet qartë Sinan Idrizi gjatë konfrencës së përbashkët mes Qeverisë së Turqisë e Qeverisë së Shqipërisë më 20 shkurt 2024 në Ankara, ku u nënshkraun disa marrëveshje ndër-qeveritare.
Sinan Idrizi, nuk është futur fshehurazi në atë konferencë, por ka shkuar si pjesë e delegacionit qeveritar të Shqipërisë, i marrë nga kryeministri Edi Rama që nga selia e kryemisnistrisë në sallën “VIP” të Rinasit, në avionin çarter bashkë me Bablokun e ministrat dhe ka shkuar e është prezantuar në Ankara si “Personalitet Shtetëror”.
Sinan Idrizi administrator i ekipit “Flamurtari” dhe ortak i kompanisë që ka avionin çarter, të cilin Idrizi i Vlorës ia ka dhënë në përdorim kryeministrit Rama , ndërsa ky prej 6 vitesh po e përdorë privatisht në emër të qeverisë dhe i paguan miliona lekë të pa deklaruara.
Rama e ka marrë Sinan Idrizin dhe në delegacionet qeveritare e në çdo vizitë dhe konferencë, që është bërë në Turqi, Dubai, Azerbajxhan, Bjellorusi e Japoni,
Idrizin Rama nuk mund ta marrë me vete në vendet e BE, ngaqë ka problemë me drejtësinë për mashtrim financiare e përfshirje në trafiqe.
Ndërsa më 16 shkurt 2024, në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryemintri Edi Rama, bëri pjesë të delegacionit shtetëror Dorjan Duçkën, drejtorin e mafies kineze të naftës dhe anëtarin e grupit mafioz.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



