E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Siri do flasë edhe shqip! Rama: Brenda vitit të ardhshëm në telefonat e çdo shqiptari do jetë edhe…
Lajme

Siri do flasë edhe shqip! Rama: Brenda vitit të ardhshëm në telefonat e çdo shqiptari do jetë edhe…

Shqiptarët do të mund të kenë në telefonat e tyre edhe ‘Sirin’ që do të flasë shqip.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama tyeksa është shprehur se kjo do të ndodh brenda vitit të ardhshëm.

Për ata që ende nuk e njohin, Siri është një asistent virtual që është pjesë e sistemeve operative iOS, iPadOS, ëatchOS, macOS, tvOS dhe audioOS të pajisjeve Apple.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se projekti ka nisur dhe pritet të jetë gati vitin tjetër.

“Ne kemi nisur projektin tjetër për të pasur brenda vitit të ardhshëm asistentin me zë po këtu (në telefon), sic është Siri psh që e dini. Kështu do jetë asistenti digjital i cdo qytetari që për tu interesuar për të marrë përgjigje për një shërbim të caktuar si merret shërbimi do ta ketë këtu në telefon asistentin me zë dhe nga shtëpia do i kërkojë përgjigje për të gjithë atë gamë që lidhet me shërbimet me dokumente”, tha kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.