SITUATA JASHTË E TENSIONUAR, POR JA ÇFARË PO NDODH BRENDA PARLAMENTIT
Mijëra protestues të thirrur nga opozita janë mbledhur në ambientet e jashtme të Parlamentit pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi thirri papritmas seancën plenare.
Por ndërkohë që në ambientet e jashtme situata është tensionuar nga protestuesit që i kanë vënë zjarrin disa gomave dhe po hedhin kapsolla në drejtim të forcave të shumta të policisë, brenda sallës së parlamentit, seanca vijon e qetë.
Aktualisht po flet ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa ajo që bie në sy është mungesa e kryeministrit Edi Rama, zëvendës kryeministrit Erion Braçe si dhe e disa ministrave dhe deputetëve.
Kjo është pjesëmarrja aktualisht në sallën e Parlamentit:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





