Situata në Greqi përkeqsohet, brenda 24 orëve kanë humbur jetën 60 persona
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë raportuar 3,209 raste pozitive me koronavirus dhe kanë humbur jetën 60 persona, bëjnë me dije autoritetet shëndetësore të vendit fqinj.
Mbi 400 pacientë janë të intubuar, shifra më e lartë kjo që prej fillimit të pandemisë.
Në krahasim me ditën e djeshme, Greqi ka patur një rritje infektimesh pasi dje ishin vetëm 2,422 raste të reja.
Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë infektuar 82,034 persona ku dhe kanë humbur jetën 1.288 pacientë me COVID-19.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



