E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“S’ka dënim që na shëron’, reagimi i babait të Martin Canit
Lajme

“S’ka dënim që na shëron’, reagimi i babait të Martin Canit

Gjykata e Tiranës dënoi Mario Përlleshajn me 16 vite burg

Babai i Martin Canit, Ëngjell Cani, reagoi pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Tiranës, duke e përshkruar ditën e sotme si një moment që solli “pak dritë” për familjen e tyre.

Ai u shpreh se, pavarësisht dënimit të dhënë, asnjë masë ndëshkimi nuk mund ta zbehë humbjen që kanë përjetuar.

“Për pjesën ligjore foli avokati, por si prindër e dimë që për të miturit dënimet përgjysmohen. Megjithatë, sot u hap një rreze shprese për Martinin dhe Luzin. Dhimbja që kemi nuk matet me asgjë – edhe sikur të jepej burgim i përjetshëm. Ngjarjen e ka parë e gjithë Tirana, të gjithë e njohin se çfarë ndodhi. Shkolla nuk ka kërkuar as pendesë, as një fjalë të vetme,” u shpreh Cani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.