E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen i ati i Martin Canit: Sherri u fsheh për të mbrojtur emrin e shkollës
Flash

Shpërthen i ati i Martin Canit: Sherri u fsheh për të mbrojtur emrin e shkollës

“Shkolla është shkaktari i parë i kësaj ngjarje”

Ëngjëll Cani akuzon shkollën se ka përgjegjësi direkte në tragjedinë që i mori jetën djalit të tij.

“Shkolla është shkaktari i parë. Ishte 5 minuta larg punës sime. Një mesazh do ta kishte shpëtuar djalin. Mund ta merrja menjëherë. Një njoftim i tyre do të kishte shpëtuar një jetë”, u shpreh ai, duke theksuar se askush nga institucioni arsimor nuk e lajmëroi për konfliktin mes fëmijëve.

Ndërkohë, avokati i familjes, Redi Ramaj, deklaron se çështja nuk mbyllet me këtë vendim. Ai njoftoi se dosja do të çojë në Apel, por edhe në gjykata të tjera.

“Për ne nuk kishin rëndësi vitet e dënimit, rëndësi kishte drejtësia. Rasti tregoi se fëmijët tanë janë të pambrojtur. Ministria e Arsimit duhej të kishte marrë masa për ndalimin e sendeve të paligjshme në shkolla dhe të kishte reaguar zyrtarisht për këtë ngjarje”, tha Ramaj.

Ai shtoi se shkolla nuk e raportoi konfliktin “për të mbrojtur emrin e institucionit”, duke e konsideruar këtë një skandal që rrezikon të përsëritet.

Familja Cani paralajmëron se do të kërkojë dëmshpërblim civil ndaj të gjitha institucioneve që, sipas tyre, kanë dështuar në mbrojtjen e Martin Canit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.