E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
S’ka kandidat të ri/ Grupi i PS vendos, Sandër Lleshi do emërohet zv.ministër i Brendshëm
Politikë

S’ka kandidat të ri/ Grupi i PS vendos, Sandër Lleshi do emërohet zv.ministër i Brendshëm

Partia Socialiste ka vendosur sot gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së, që të mos tërhiqet nga emri i Sandër Lleshajt.

Edhe pse Presidenti nuk e dekretoi, Sandër Lleshaj do të drejtojë Ministrinë e Brendshme, por kësaj here nga funksioni i Zv.ministrit të Brendshëm.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura të Grupit të PS bënë të ditur se  pjesë e diskutimit ka qenë dhe shkarkimi i Fatmir Xhafës në seancën e ardhshme plenare dhe vendimi për të caktuar Sandër Lleshajn si zv.ministrin e ri të Brendshëm, duke i dhënë atribute drejtuese në dikasterin më të rëndësishëm të qeverisë.

 

Gazeta “Panorama Online” e publikoi këtë vendim të Kryeministrit Rama që ditën e shtunë, kur Presidenti Ilir Meta vendosi të mos pranojë emrin e Sandër Lleshajt, me arsyetimin se nuk kishte krijuar besimin e plotë te kjo kandidaturë.

helidon bendo1Precedenti

Rast konkret është Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili drejtohet nga zv.drejtori i Përgjithshëm, Helidon Bendo. Ky i fundit u propozua nga Edi Rama për të qenë drejtori i Përgjithshëm i SHISH, në vend të Visho Ajazi Likës, por Helidon Bendo sot e kësaj dite nuk ka marrë ende pëlqimin e Ilir Metës me dekret.

Si i tillë, Helidon Bendo drejton Shërbimin Informativ Shtetëror, por nga pozitat e zv.drejtorit të Përgjithshëm.

E njëjta skemë pritet të ndiqet nga Kryeministri Rama edhe për Sandër Lleshin, i cili do të jetë drejtuesi i Ministrisë së Brendshme, por nga funksioni i zv.ministrit. Pra me emërim direkt nga Kryeministri, por me rrogë më të ulët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.