E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal/ Deputeti   Erjon Braçe bëri sher me arbitrin…
Sport

Skandal/ Deputeti Erjon Braçe bëri sher me arbitrin…

Gazetari Ervin Baku ka denoncuar në rrjet një veprim të shëmtuar nga deputeti socialist Erjon Braçe, i cili është tifoz i Partizanit.

Sikundër raporton Baku, ligjvënësi socialist ka goditur me çakmak në drejtim të arbitrit Andi Koçi, që arbitroi ndeshjen mes Partizanit dhe Skenderbeut.

“Gjesti i shëmtuar i deputetit

TURP! ERJON BRAÇE GODET ME ÇAKMAK ANDI KOÇIN

Sot u luajt ndeshja Partizani – Skënderbeu. Më e rëndësishmja e javes së 30-të të Kategorisë Superiore në futboll. Isha në stadium.

Në tribunën e shtypit. Ndeshja përfundoi. Si përfundoi? Fitoi Skënderbeu 0-1. Po kjo për mua nuk ka absolutisht asnjë rëndësi. Si në çdo ndeshje, në tribunë ishte edhe deputeti Erjon Braçe. E respektoj si ligjvënës aktiv, të mirë, të vendit tim.

E respektoj edhe pasionin e tij për futbollin. Por sot deputeti Braçe bëri një gjest të shëmtuar. Shumë të shëmtuar. Në përfundim të ndeshjes goditi me çakmak gjykatësin e ndeshjes Andi Koçi.

Si ka mundësi??? Si??? Deputeti duhet të ulë gjakrat e tifozëve të irrituar. Jo të ndezë gjakrat. Nuk më intereson fare si gjykoi Andi Koçi. Fare.

Edhe sikur ta ketë bërë “baltë”… Deputeti duhet të jetë “model” për shoqërinë. Kudo. Edhe në stadium. Kushdo qoftë ai. Edhe tifoz i Partizanit”, shkruan Baku në rrjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.