E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SKANDAL! Edi Rama çertifikon Jurgis Çyrbjan si petalja e BE!
Lajme

SKANDAL! Edi Rama çertifikon Jurgis Çyrbjan si petalja e BE!

Në ditën që Edi Rama u thotë shqiptarëve, se BE rrëzoi akuzat për lidhje me krimin, drogën etj etj, shkon në Durrës dhe certifikon për kontributin e vyer Jurgis Çyrbjen e sapodal nga burgu! Jo sipas meje por sipas Drejtësisë, Jurgis Çyrbja u dënua me 2 vite burg, se me kostumin e deputetit dekonspironte operacionet e Policisë për arrestimin e anëtarëve të karteleve të drogës, që kërkoheshin nga vendet e BE-së për trafik kokaine!

Sipas SPAK, Jurgis Çyrbja u fut në lista fal kontaktit të drejtëpërdrejtë të drejtuesve të organizatave kriminale me kryeministrin Edi Rama, e mori votat fal angazhimit të tyre. Bazuar në këto skema, në zgjedhjet e vitit 2021 Partia Socialiste ka marrë rreth 38 mijë vota nga kandidatë të lidhur me organizatat kriminale, kandidatë të arrestuar apo me precedentë penal. Në zgjedhjet e vitit 2025, këto vota u përllogaritën në afro 50 mijë.

Sot Edi Rama dhe Partia Socialiste, në vend të distancimit, të paktën sa për sy e faqe nga këta element që shfrytëzuan kostumin e deputetit për ti shërbyer krimit, zgjedh ti nderojë e ti tregoj të gjithë qytetarëve të Durrësit, se i sapoliruari nga burgu apo babai i kreut të Organizatës Kriminale, janë modeli i Partisë Socialiste që do të na fusi në Europë. A ka vend në Europë për një qeveri të ardhur në pushtet nga votat e siguruara nga krimi?!

Edi Rama me këto akte jo vetëm që konfirmoi lidhjet e forta të shtetit me krimin, por tashmë nuk nguron as ti vlerësojë këto lidhje me dekorata!/ Romir Saraçi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.