Skandal me sallamin e Conad-it, AKU thirrje ta ktheni mbrapsht
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar konsumatorët për tërheqjen nga tregu të një produkti sallami, pas një alarmi të sistemit europian RASFF për prani të një trupi të huaj në produkt.
Bëhet fjalë për sallamin “SALAME GALBANETTO G230 c.a”, i njohur si “Sallam Galbanetto”. Sipas njoftimit të AKU-së, autoritetet italiane e kanë klasifikuar rastin me nivel serioz risku për shëndetin.
Produkti i përfshirë në njoftimin e sigurisë ushqimore ka këto të dhëna:
- Emri: SALAME GALBANETTO G230 c.a
- LOT: L.264173
- Data e skadencës: 23/10/2026
- Numri i referencës: 12364615
- Referenca RASFF: 2026.7652
- Kategoria: Mish dhe nënprodukte
- Shteti njoftues: Itali
- Niveli i riskut: Serioz
- Paketues/eksportues: Conad
- Importues: Conad Albania
Njoftimi është bërë pas aktivizimit të sistemit RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed), i cili shërben për shkëmbimin e informacionit mbi rreziqet që lidhen me ushqimet dhe ushqimin për kafshë në tregun europian.
AKU u bën thirrje qytetarëve që e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë ende në posedim të mos e konsumojnë. Produkti duhet të kthehet pranë pikës së shitjes ku është blerë.
Autoritetet u kërkojnë konsumatorëve të kontrollojnë të dhënat e produktit, veçanërisht numrin e lotit dhe datën e skadencës, për të verifikuar nëse sallami që kanë në shtëpi përfshihet në njoftimin e tërheqjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



