E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal në Paris: Akuza tronditëse për abuzim me fëmijët në shkolla
Bota

Skandal në Paris: Akuza tronditëse për abuzim me fëmijët në shkolla

Bashkia ndërhyn me plan 20 milionë euro

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në sistemin arsimor të Parisit, ku stafi i kujdesit shkollor përballer me akuza të rënda për dhunë dhe abuzim sistematik ndaj fëmijëve.

Sipas të dhënave të bëra publike, akuzat konkrete përfshijnë:

Bërtitje dhe dhunë verbale ndaj fëmijëve.
Dhunë fizike, si shtyrje dhe tërheqje flokësh.
Privim dhe mohim të ushqimit, si dhe detyrim për të ngrënë derisa fëmijët të vjellin.

Raste të rënda të sulmeve seksuale dhe përdhunimeve.

Reagimi i autoriteteve: Plani emergjent prej 20 milionë eurosh

Lidhur me këtë situatë tronditëse ka reaguar menjëherë Kryebashkiaku i ri i Parisit, Emmanuel Grégoire. Ai e ka cilësuar ngjarjen si një “mosfunksionim të madh” në sistemin e monitorimit të shkollave të qytetit.
Për të adresuar këtë krizë dhe për të garantuar sigurinë e nxënësve, Grégoire ka lançuar një plan emergjent me vlerë 20 milionë euro (rreth 17.3 milionë paund).

Problemi me stafin: Të patrajnuar dhe të punësuar mbi baza rastësore

Sipas raportimeve, problematika kryesore qëndron te stafi i kujdesit (animatorët dhe mbikëqyrësit). Ky staf përbëhet nga të rritur që janë përgjegjës për fëmijët gjatë orarit të drekës, pushimeve, dremitjeve dhe aktiviteteve pas shkolle. Në shumë raste, ata kalojnë më shumë kohë me fëmijët sesa vetë mësuesit.

Mungesa e kontrollit: Ky personell nuk punësohet drejtpërdrejt nga shkollat apo Ministria e Arsimit, por rekriutohet nga bashkia ose autoritetet lokale. Ata shpesh punësohen pa trajnimin e duhur, pa diploma profesionale, mbi baza tërësisht rastësore dhe paguhen me orë, çka ka sjellë dështim të kontrollit mbi figurën e tyre përpara se t’u besonë fëmijët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.