“Skandalet po i hapin njerëz afër teje?”, Rama: Janë shumë vulgar, nuk kanë as..
PJESË NGA INTERVISTA
Çani: Je i bindur që këto skandale nuk t’i hap opozita, por t’i hapin njerëz afër teje për të dëmtuar?
Rama: Këto janë shumë vulgare, nuk kanë as fantazi.
Çani: Pse këto të sistemit TIMS, i gjen opozita, këto i ka vetëm Ministria e Brendshme…
Rama: Por duke prezumuar që ky informacion është i vërtetë, nuk është i vërtetë është shpifje.
Çani: Po nuk e ka përgënjeshtruar njeri.
Rama: Është shpifje.
Çani: Po e ka pranuar vetë Taulanti tek Fevzo.
“Shiko sa mirë jam se pyes gruan”, Rama: Pyes 100 vetë dhe bëj si di vetë
Kryeministri Edi Ram ka qenë sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur për mbylljen e lojërave të fatit.

Rama gjatë rrëfimit të tij, ka treguar dhe raportin që ka me gruan, duke thënë se është shumë mirë pasi e pyet gjithmonë.
Çani është treguar mosbesues, por Rama i ka thënë se ai pyet 100 vetë, por në fund bën si di vetë.

REPLIKAT
Rama: Shiko mua sa mirë jam se pyes gruan.
Çani: Ma thua mua që të njoh shumë mirë.
Rama: Ti thua se më njeh, por nuk me njeh fare.
Çani: Të njoh të njoh.
Rama: Pyes 100 vet dhe bë si di vetë.
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar sot në “Zonën e Lirë” është pyetur në lidhje me emojin (simbolin e gishtit të mesit) që ka përdorur nga ai pak ditë më parë.
Po ashtu Rama ka folur dhe për gazetarin e ERTV dhe për debatin që ka shkaktuar, pasi deputeti i PS, Fidel Ylli tha se gazetari është vullnetar. 
REPLIKAT
Çani: Është normale që Kryeministri të bëj emoji me gishtin e mesit?
Rama: Është no fake është reale.
Çani: Fidel Ylli tha se gazetari i ERTV punon si vullnetar?
Rama: Ai është një vullnetar i FRESSH-it që punon si gazetar, e paguajmë nga fondet e Partisë Socialiste.
Çani: Ti ke thënë me disa njerëz të afërt, “kur nuk heq dot Fatmir Xhafën, nuk kam pse bëj ndryshime në qeveri”?
Rama: Nuk ka asgjë të vërtetë.
Çani: Më shiko në sy e ke thënë apo jo?
Rama: Ti nuk shpif, merresh vetëm me thashetheme.
Rama thirrje ironike tifozëve të Interit: Bastet do mbyllen, ça keni për të hedhur…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prej disa ditësh ka deklaruar se do të mbyllë njëherë e përgjithmonë bastet sportive. Sot ai ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” në Tv Klan dhe aty duke folur për çështjen e basteve ai ngacmon disi tifozët e Interit teksa thotë:

“Dhe atyre tifozëve të Interit iu them që të vënë çfarë kanë për të vënë deri më 31 dhjetor. Më pas nuk kanë më çfarë të humbasin, do shpëtojnë edhe ata”. Ndërkohë nisma e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive hyn në fuqi në 1 janar të vitin të ardhshëm.
“Kishte dëgjuar se nuk ishte djali im…”, Rama: Mendojnë se politikanët janë të gjithë njësoj një racë e poshtër, por…
“Unë jam babai i një djali 4 vjeç dhe një djalë është bërë 30 vjeç dhe që i vogël ka dëgjuar llumin, dhe unë si kam borxh askujt që dhe një fëmijë tjetër të rritet nën terrorin e shpifjeve dhe llumin që më hidhet. Nuk e harroj unë kur e kam parë djalin tim, nën krevat të lidhur aty tek këmbët e tij, duke qarë e kuisur sepse kishte dëgjuar se nuk ishte djali im por i babait tim”. Deklaratës së bërë në emisionin “Dritare” në News 24, Rama iu kthye mbrëmjen e kësaj të premteje në emisionin “Zonë e lirë” në Tv Klan.

“Ishe gati në të qartë apo ishe në aktrim”, u pyet Rama lidhur me deklaratën.
Kreu i qeverisë u përgjigj: “Shumëkush mendon se politikanët janë të gjithë njësoj, një racë e poshtër që merrer vetëm me punë të këqija. Jo vetëm që nuk është e vërtetë, po politika ka lindur për të bërë mirë, jo keq. Në kushtet tona, duhet të durojmë shumë gjëra. Nën kostumin tonë ka gjak, ka ndjenja”.
“Shoh një degradim për shkak të intensitetit dhe hapjes së një dere të re të online-it ku derdhet një sasi e jashtëzakonshme budallallëku dhe shumë gënjeshtra, shpifja, lajme të rreme që janë bërë problem për botën e konsoliduar demokratike, lërë më për ne”, shtoi.
“Tjetër gjë është të të bëhet lëkura shollë duke jetuar nën këtë breshëri dhe tjetër gjë është të jesh pjesëtar i familjes që goditet me baltë, tha Rama, “Gregu ishte pak më i madh se sa Zaho dhe kaloi një moment shumë të rëndë për shkak të një shpifje në pallat të sportit që u lëshua kur kandidoja për kryetar bashkie”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



