Skandali/ Gazetari denoncon : ‘Big Market’ dhe ‘Lufra’ po na helmojnë fëmijët
AKU në Shërbim të Ryshfeteve
https://www.instagram.com/reel/C_LTHgptHHt/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Qumështi i prishur që po helmon shqiptarët
Në një vend ku skandalet me cilësinë e produkteve ushqimore janë bërë rutinë, një tjetër rast tronditës ka dalë në dritë, duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve. Shitja e produkteve të skaduara dhe të prishura në marketet e Shqipërisë vazhdon të jetë një kërcënim serioz për konsumatorët, dhe ky fenomen nuk duket se do të marrë fund së shpejti.
Së fundmi, gazetari Andi Llabuti ka denoncuar një rast flagrant, ku kompania “Lufra” po helmon shqiptarët me qumësht të prishur, duke hedhur në treg produkte që mund të jenë fatale për shëndetin. Në një postim në rrjetet sociale, Llabuti tregon sesi bleu një bidon qumësht nga pika e “Big Market” për vajzën e tij, i cili mbante datën e skadencës më 29 gusht – pesë ditë para se të skadonte. Por, pavarësisht kësaj, qumështi ishte i prishur dhe i konsumuar do të mund të kishte pasoja tragjike.
Në një moment që do të trondiste çdo prind, Llabuti tregon se si iu “errën sytë” kur kuptoi se për pak sa nuk kishte helmuar vajzën e tij 8-muajshe. Në vend që të qëndronte indiferent, ai zbriti menjëherë poshtë për t’u përballur me punonjësit e “Big Market”, të cilët reaguan me një indiferencë alarmante, duke pretenduar se produkti ishte brenda afatit të skadencës.
Pas këtij denoncimi të fortë, qytetarët janë ngritur në revoltë ndaj Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), i cili është i akuzuar për neglizhencë dhe korrupsion të thellë. Sipas dëshmive të qytetarëve, AKU shpesh herë lajmëron paraprakisht për kontrollet, duke u dhënë marketeve kohë për të “rregulluar” situatën. Në vend që të kryejnë detyrën e tyre për të mbrojtur shëndetin e popullit, inspektorët e AKU-t dalin nga marketet me arka plot verë dhe pije të shtrenjta, ndërsa produktet e skaduara mbeten në raftet e dyqaneve, gati për t’u shitur.
Kjo situatë nuk është vetëm një dështim institucional, por një rrezik i drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve. Prindërit, në një kohë kur duhet të jenë të sigurt për ushqimin që i japin fëmijëve të tyre, janë të detyruar të bëjnë rolin e inspektorit të AKU-së, duke provuar çdo produkt para se t’ua japin fëmijëve. Kjo është një detyrë që ata nuk kanë zgjedhur, por që iu është imponuar nga një sistem i korruptuar dhe i papërgjegjshëm.
Kjo është Shqipëria e vitit 2024, ku qytetarët duhet të luftojnë për të drejtat më bazike, për sigurinë e ushqimit që konsumojnë. Ndërkohë, institucionet që duhet të mbrojnë jetën dhe shëndetin e tyre, vazhdojnë të mbushin xhepat me ryshfet, duke i lënë shqiptarët të pambrojtur dhe të rrezikuar.
Prindër të dashur keni një detyrë shumë të madhe për të bërë. Të merrni produktet dhe ti provoni juve më parë pastaj fëmijët tuaj. Përderisa ju kishit dëshirë të bëheshit prindër atëherë duhet të bëni këtë detyrë.
Kjo kohë ka ardhur dhe nuk keni zgjidhje tjetër”, tha gjatë denoncimit gazetari Andi Llabuti.
Pas denoncimit të gazetarit, qytetarët kanë ngritur akuza edhe për neglizhencë të kontrolleve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), të cilët shprehen se punonjësit “mbyllin sytë” kur marrin ryshfetin nga pronarët e bizneseve të cilët jo pak herë shesin produkte jashtë standardit.
Një nga komentuesit në videon e gazetarit, tregon rastin e djalt të tij, i cili ka punuar në një market serioz dhe AKU lajmëronte paraprakisht per kontroll, bënin sikur kontrollonin edhe dilnin me arkat me verë edhe pije të shrenjta pa bërë asnjë lloj kontrolli.
“Im bir ka punuar ne nje market shumë serioz ku AKU lajmeronte paraprakisht per kontroll.
Bënin sikur kontrollonin edhe dilnin me arkat me vere edhe pije te shrenjta pa ber asnje lloj kontrolli,”-shkruan komentuesi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




