E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali i Charles McGonigal – Rama është më shumë se korrupsion
Lajme

Skandali i Charles McGonigal – Rama është më shumë se korrupsion

Ylli Manjani

Janë tre momente që meritojnë meritojnë vemendje në këtë skandalin Rama-Mcgonigal.

E para,
Marrëdhënia e korrupsionit nuk ka lindur tani, por që në 2017-ën. Atëherë përse u shpërthye tani?!

E dyta,
Mcgonigal është në dy procese penale atje. Një në New York, tjetri në Washington. Ky procesi i Washingonit nuk mund të ekzistojë si i tillë pa Edi Ramën, personin A dhe personin B.

Paralelisht emra të mëdhenj të shtypit Amerikan, të cilët deri më sot e kishin përkëdhelur Ramën, tashmë po e degjenerojnë me fakte dhe komente të rënda.

E treta,
Diplomacia Amerikane kyçi gojën aq sa të duket sikur nuk e njohin fare Edi Ramën, të cilin deri para një muaji e kishin në xhan.

Diku ka shkelë xhind udhëheqësi… 😉

Dukshëm ka kaluar vijën e kuqe të marrëdhënieve me ta. Ndryshe nuk justifikohet gjithë kjo goditje me bukë në trastë, nga ata që e kanë mbajtur fort Ramën deri tani.

Kot po pyes,
mos vallë ka lidhje me ndryshimin harbut të drejtimit të SHISH pa vënë në dijeni ata që realisht e mbajnë në këmbë atë shërbim?!🤔

Se me thënë të drejtën as tani nuk e besoj që Amerika është e interesuar të luftojë korrupsionin tonë. Aq më tepër kur i duhet të degjenerojë me këtë rast dhe punonjësit e saj të FBI-së… Pse do degjeneronte imazhin e FBI për korrupsionin në Shqipëri?!

Është më shumë sesa çështje korrupsioni kjo punë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.