E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali i inceneratorëve/ Berisha: Ben Blushi angazhoi të shoqen
Publik News

Skandali i inceneratorëve/ Berisha: Ben Blushi angazhoi të shoqen

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas një investigimi të publikuar nga CNA, ku thuhet se bashkëshortja e gazetarit Ben Blushi është ortake me Klodian Zoton e PPP-ve të inceneratorëve. Berisha thotë se kjo është arsyeja se përse Blushi i lëpihet Ramës.

STATUSI I BERISHES

“Arben Malavita i përfshirë në njërën nga vjedhjet më të medha me PPP të takspaguesve shqiptarë.

Miq, një dokument skandaloz i gjetur nga gazetarë investigativë dëshmon se Eva Blushi është ortake me mafiozin famoz Klodian Zoto që ka grabitur me PPP e djegësve të plehrave rreth 320 milionë taksapaguesve shqiptarë. Në këtë vjedhje mafioze Arben Malavita ka preferuar të angazhojë bashkëshorten Evën, duke dëshmuar se për të vjedhur dhe mbushur xhepat ai nuk njeh asnjë kufi.

Rikujtoj këtu të dashur miq se shqelmat dhe grushtat që hëngri Arben Malavita në restorantin e njohur Padam nga Alban Jaho kishin si shkak përdorimin e Evës për ndërhyrje në procese gjyqësore kundër Jahos duke abuzuar ne lidhjet e tyre me Edvin Mafinë.

Ky implikim mafioz i Arben Malavitës shpjegon edhe qëndrimet lëpirëse të neveritshme të Top Blushit ndaj Edvin Kristaq Mafisë dhe shpifjet e ulëta amorale të këtij televizioni ndaj kundërshtarëve te ketij te fundit.

Këtu më poshtë keni linkun e hetimit të gazetarit ivestigativ dhe dokumentet që faktojnë lidhjen këmbë e xhep të Arben Malavitës në njërën nga vjedhjet më të mëdha me PPP të takspaguesve shqiptarë.

https://www.cna.al/2020/02/12/ekskluzive-dokumenti-zbulohet-ortakeria-e-klodit-te-inceneratoreve-me-ben-blushin/?fbclid=IwAR3YZAh_EXDAVudt91fvO3cmQLI5mreT4e460LtI6H1fzgSCQUe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.