E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali i videove intime +18, Eli Fara dëshmon në polici
Lajme

Skandali i videove intime +18, Eli Fara dëshmon në polici

Eli Fara është paraqitur në polici dhe ka dhënë dëshminë e saj lidhur me publikimin e videove intime të regjistruara në ambientet e studios së producentit Adrian Hila.

Gjatë dëshmisë, Fara ka deklaruar se, sipas dijenisë së saj, Adi Hila nuk është personi që ka shpërndarë videot që më pas kanë qarkulluar në internet.

Ajo është shprehur gjithashtu se nuk kishte dijeni për ekzistencën e kamerave të vendosura në banesë dhe se nuk ishte në dijeni se ambientet mund të ishin filmuar.

Dëshmia e saj i është shtuar verifikimeve të policisë për të zbardhur rrethanat se si janë realizuar dhe siguruar materialet filmike, si dhe mënyrën se si ato kanë përfunduar më pas në internet.

Në kuadër të hetimeve pritet të përcaktohet edhe se kush ka pasur akses te regjistrimet dhe në çfarë rrethanash videot janë nxjerrë nga ambientet ku janë realizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.