E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SKANDALI/ JA KUSH ËSHTË KOMPANIA QË DO TË NDËRTOJË NJË HIDROCENTRAL NË KANIONIN E HOLTËS
Lajme

SKANDALI/ JA KUSH ËSHTË KOMPANIA QË DO TË NDËRTOJË NJË HIDROCENTRAL NË KANIONIN E HOLTËS

Në një nga perlat e bukurisë natyrore shqiptare, të vizituar këtë vit nga mijëra turistë, do të ndërtohet një hidrocentral.

Newsbomb.al publikoi më herët vendimin e marrë nga ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, drejtuar nga Damian Gjiknuri për t’i dhënë një kompanie private lejen e ndërtimit të Hidrocentralit në Kanionin e Holtës.

Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik ndërsa e drejta i është dhënë kompanisë “ ERA HYDRO shpk”.

Kompania rezulton në emër të Nertil Gjatës dhe është themeluar më datë 05.11.2016  në Tiranë.

Kjo kompani përfshin një sërë aktivitetesh në fushën e energjetikës, me synim gjetjen dhe shfrytëzimin e burimeve energjetike, si dhe çdo ndërtim tjetër me karakter civile dhe ekonomik përfshirë dhe Hidrocentralet apo çdo objekt tjetër për prodhimin, shitjen e transmetimin e energjisë. Prodhimin dhe tregtimin me shumicë e pakicë të energjisë elektrike. Transport mallrash dhe materialesh për vete dhe për të tretët.

Megjithatë, fakti që një vendim i tillë është marrë në heshtje, pa kurrfarë konsulte e transparence, hedh hije të forta dyshimi korrupsioni e klientelizmi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.