E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me librin e shkollës fillore/ Rolling Hills, futet në tekstin e historisë si fshati ku jetohet mirë
Publik News

Skandali me librin e shkollës fillore/ Rolling Hills, futet në tekstin e historisë si fshati ku jetohet mirë

Librat shkollorë vazhdojnë të na prodhojnë çudira në Shqipëri. Dhe ajo më e fundit ka ardhur nga libri i klasës së katërt të Historisë, ku në përshkrimin e fshatit është botuar si foto shoqëruese qendra rezidenciale Rolling Hills.

Në foto që po publikojmë të këtij libri shkollor flet për faktin se fshatrat janë bërë pjesë e bashkive si ndarje territoriale dhe se atje jetohet mirë. “Fshati është vërtet i bukur dhe atje jetohet mirë… rruga automobilistike të çon në qendër të fshatit”, ky është një pjesë e tekstit të këtij libri, që mund të cilësohet si skandal i radhës.

1

Denoncimi ka ardhur nga Oltion Kadaifçiu në rrjetet sociale, i cili publikon dhe foto me pjesën nga teksti i këtij libri.

“Nga libri i historisë se klasës së katërt duket se ka ardhur prapë koha për atë barsaletën e kohës së diktatures ku fëmijet pasi dëgjonin për bukurinë e Shqipërise socialiste donin të shkonin e jetonin atje”, shkruan ai.

Por gabimi me autorin apo personi që i ka bërë lidhjen me qendrën super luksoze ku rrijnë të pasanikët dhe që është ambient super i shtrenjtë luksi, nuk lidhet fare me realitetin e fshatit shqiptar, pasi kjo qendër rezidenciale mund të cilësohet si suburbane dhe se që lidhet vetëm më rrugën automobilistike dhe nuk ofron shërbime sociale apo publike.

Në një kohë që fshatrat shqiptare mbizotërohen nga ndërtimet kaotike e pa kriter, duke na afruar një realitet krejt tjetër nga qendrat rezidenciale ku jetojnë pasanikët shqiptarë./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.