E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me sekretaren/ Bardhi kërkon dorëheqjen e ministres Manastirliu
Politikë

Skandali me sekretaren/ Bardhi kërkon dorëheqjen e ministres Manastirliu

Pas skandalit me dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat kishin marrë ryshfet me vlerë 330 mije lekë, sot nga Kuvendi, kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gazment Bardhi në kuvend

“Qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit. Ka një tender modest, kuptuam % e korrupsionit ka shkuar 40%. Ky është një politikan që karrierën e bazoi te korrupsioni dhe nuk njeh të ndalur. Kemi një kryeministër me një etje të pakufishme për pushtet. 

40% vjedhin këta vetëm me një tender. Duan që populli të besojë se ky është një rast i izoluar se këta nuk janë kaq hajdutë sa ishte bashkëpunëtorja e ministres së Shëndetësisë. Shqipëria është vite dritë larg Moldavisë, pas dy dekadash në pushtet, Rama s’ka bërë kurrë asgjë për të luftuar korrupsionin, por ka ndërtuar një sistem për të shkatërruar demokracinë. 

E keni të pamundur, faktet që ka sjellë SPAK-u në rastin e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në vend se ta sulmojmë, duhet të inkuraojmë SPAK-un, qeveria është në përpjekje të vazhdueshme për të kontrolluar drejtësinë. Ça vlere ka rritja e pagave kur korrupsioni mbretëron. 40% e taksave, pasurive kombëtare vidhen. Nga 10% Rama e ka çuar në 40% korrupsionin. E shoh që s’po rrini rehat në karriget tuaja ministra, ju mund ta ndihmoni drejtësinë duke rrëfyer raste në dikasteret tuaja. 

Sa e kanë tarifën e korrupsionit në dikasterin tuaj. Ju patjetër duhet ta keni mbi 40% gjobën. Ministre e financave duhet të jeni në garë të fortë për të zhvatur sa më shumë nga fondet publike. Në diskutim nuk vihet më a merrni 40%, por sa më shumë se kaq merrni secili prej jush. Si ka mundësi që heshtët për skandalin duke mos u distancuar për aktin korruptiv. Ju dëshmoni si korrupsioni nuk është rast i izoluar, por tregoni. Jepni dorëheqjen, të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis”, tha Bardhi

Manastirliu i përgjigjet Bardhit/ Do të përgjigjen para drejtësisë


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është përgjigjur Gazment Bardhit duke thënë se, përgjegjësia është personale në lidhje me rastin e korrupsionit me zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë. Jo vetëm për këtë ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plotësisht. Është qëndrimi që kemi patur, kemi dhe do të kemi gjithmonë për rast të shkeljes së ligjit, do rast të abuzimit me detyrën, do rast të shpërdorimit të saj dhe besimit të dhënë! Cilido që shkel mbi këto parime, duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji” – Reagimi u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë seancës së sotme në Kuvend.
Reagimi i plotë i Ministres Manastirliu:
Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë. Jo vetëm për këtë ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plotësisht.
Është qëndrimi që kemi patur, kemi dhe do të kemi gjithmonë për çdo rast të shkeljes të ligjit, për çdo rast të abuzimit me detyrën, ccdo rast të shpërdorimit të saj dhe besimit të dhënë!
Cilido që shkel mbi këto parime, duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji!
Ky është qëndrimi im!
Ky ka qenë qëndrimi dhe bindja ime që nga dita e parë që kam marrë përsipër të shërbej në institucionet publike.
Është padyshim një ngjarje e trishtë dhe e rëndë. Organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre, rasti duhet të hetohet deri në fund dhe më pas nëse del ashtu sikurse dyshimet janë të përballet me pasojat.
Çdo person, ccdo individ ditën që merr besimin dhe bashkë më të, dhe detyrën e lartë në shërbim të publikut, merr automatikisht dhe përgjegjësinë para ligjit. Dhe përgjegjësia është indiviuale!
Veprimet e askujt nuk mund të baltosin punën dhe tërësinë së punonjësve të një institucioni.
Kjo është arsyeja përse e iniciuam reformën në drejtësi. Kemi zgjedhur një rrugë e cila nuk ka as kthim prapa e as kompromis.
Që para ligjit, të gjithë të jenë të barabartë! Para ligjit të gjithë të përgjigjen njësoj!
Unë e kuptoj që djathtas, jo të gjithë, e keni të vështirë ta kuptoni dhe ta përtypni këtë!
E keni të vështirë, se në atë xhunglën e pushtetit tuaj, kur e kishit, kush shkelte ligjin merrej në mbrojtje! 
E keni të vështirë sepse atëherë, kush ishte në hetim, vazhdon të drejtonte institucione të rëndësishme financiare, edhe nga shtëpia.
Kush vriste merrej dhe strehohej në institucione të larta të shtetit.
Kur prokuroria vepronte, i hidheshit në fyt, i shpallnit luftë, u vinit epitete të turpshme drejtuesëve!
Ndaj, sigurisht që sot nuk e kuptoni dot ju qëndrimin tim dhe qëndrimin tonë për këtë gjë:
Të cilin po j’ua përsëris: Të gjithë të barabartë para ligjit! Ky është qëndrimi im!
Ndërsa zakoni juaj tashmë dihet, ju do bëheni, e keni treguar këtë dhe e tregoni vazhdimisht, edhe prokurorë, edhe gjykatës, edhe avokatë, në çdo ngjarje doni ta bëni dhe doni ta vërtisni sigurisht politikisht, sepse kështu ju intereson.
Por falë Zotit sot kemi drejtësi. Kemi organe drejtësie të pavarura, të cilat, ndryshe nga ju, unë i respektoj dhe për këtë, fjaën e fundit e thotë drejtësia”, është shprehur Manastirliu./
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.