E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me Valdrin Pjetrin: Prokuroria thotë se ka kërkuar ndihmën e  Ministrisë së Drejtësisë
Publik News

Skandali me Valdrin Pjetrin: Prokuroria thotë se ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë

Pas akuzave të forta të ardhura nga opozita, se prokuroria po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të mbyllur dhe kaluar në heshtje çështjen e Valdrin Pjetrit, organi i akuzës i drejtuar nga Arta Marku, “e ka kaluar topin” te ministria e Drejtësisë, drejtuar nga Etilda Gjoni.

Nëpërmjet një letre si përgjigje ndaj akuzave të PD, prokuroria thotë se ka kërkuar ndihmën e  Ministrisë së Drejtësisë, për verifikimin e të shkuarës së Valdrin Pjetrit në Itali dhe se autoriteteve të drejtësisë italiane u është kërkuar vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykatat, si masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të  Valdrin Pjetrit.

“Në vijim të kësaj procedure, më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian, të vëna në dispozicion me shkresën tuaj”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.