E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali Rama-McGonigal/ Bloomberg: Mund të kërkohet shkarkimi i kreut të Departamentit të Drejtësisë
Politikë

Skandali Rama-McGonigal/ Bloomberg: Mund të kërkohet shkarkimi i kreut të Departamentit të Drejtësisë

 Skandali Rama-McGonigal po trondit politikën amerikane.

Media e madhe amerikane, Bloomberg shkruan se kjo çështje ka ndezur një luftë të ashpër mes Kongresit amerikan dhe qeverisë.

Në krye të betejës nga Kongresi qëndron kongresmeni republikan, Jim Jordan, drejtues i Komisionit të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nga ana tjetër është Merrick Garland, drejtues i Departamentit të Drejtësisë dhe Prokuror i Përgjithshëm në SHBA.

Bloomberg shkruan se përplasja mund të shkojë aq larg, sa Jordan të kërkojë shkarkimin e Garland.

‘Jordan dhe republikanët kanë përmbytur Departamentin e Drejtësisë me kërkesa të shumta për dokumente dhe të dhëna. Çdo dështim në ofrimin e materialeve mund të përdoret përfundimisht për të cituar Garland për shpërfillje të Kongresit ose, në ekstrem, për të filluar procedurat e shkarkimit,’ shkruan portali.

‘Në prapaskenë, Departamenti i Drejtësisë po u kërkon ligjvënësve të jenë të durueshëm pasi zyrtarët ndjekin procedurat normale për të përmbushur kërkesat dhe fletëthirrjet e kongresit…

Pavarësisht kërkesës për durim, Jordan, 58 vjeç, nuk po pret. Komiteti Gjyqësor lëshoi fletëthirrjet e tij të para muajin e kaluar,’ shkruan agjencia.

‘Jordan, në fillim të këtij muaji gjithashtu kërkoi që kreu i FBI, të dorëzojë dokumente dhe të organizojë një seancë dëgjimore për anëtarët e Komitetit Gjyqësor në lidhje me padinë ndaj një ish-zyrtari të lartë të byrosë, Charles McGonigal, i cili kishte shërbyer si shef i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork. Ai u arrestua dhe akuzohet për pranimin e parave nga një miliarder rus,’ thekson Bloomberg.

Skandali Rama-McGonigal ka tronditur edhe politikën shqiptare, por kryeministri ka bllokuar një komision hetimor ndaj tij në shkelje të hapur të Kushtetutës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.