E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandaloze! Vlora mbetet sërish pa ujë
Lajme

Skandaloze! Vlora mbetet sërish pa ujë

Problematikat me furnizimin me ujë të pijshëm vijojnë të mbeten një shqetësim serioz për qytetin e Vlorës, duke rikthyer edhe një herë situata që qytetarët i konsiderojnë skandaloze dhe të përsëritura ndër vite.

Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka njoftuar se për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, ditën e premte do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në një pjesë të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 08:00 deri në 18:00 do të stakohet Stacioni Nr. 4, çka do të ndikojë drejtpërdrejt në furnizimin me ujë për zonat që marrin ujë nga depoja e qytetit.

Për pasojë, një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Vlorës nuk do të kenë furnizim me ujë gjatë orëve të pasdites, duke shtuar vështirësitë për familjet, bizneset dhe aktivitetet e përditshme, veçanërisht në një qytet turistik si Vlora.

Nga ana tjetër, UK Vlorë sqaron se nga stakimi i Stacionit Nr. 4 nuk do të preken zonat:

  • Lungomare

  • Uji i Ftohtë

  • Kalaja

  • 10 Korriku

  • Çentrale

  • Bishti i Kalldëmit

  • Radhimë

Megjithatë, qytetarët shprehen të revoltuar për ndërprerjet e shpeshta, duke theksuar se problemet me ujin vazhdojnë të jenë një plagë e hapur për Vlorën, pavarësisht premtimeve të përsëritura për përmirësim të situatës.

Kjhkgkg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.