E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skema e korrupsionit nga familja  e guvernatorit Gent Sejko me gruan dhe kunatin
Lajme

Skema e korrupsionit nga familja e guvernatorit Gent Sejko me gruan dhe kunatin

Banka private, zhvatje e pastrim parash

Çifti Gent Sejko (9 000 euro/muaj) dhe Elona Sejko (Gjipali) (6 000 euro/muaj) paguhen me rroga të majme sa tre prokurorë të SPAK, njëri si Guvernator Banke, tjetra si drejtore banke te Tirana Bank.

Që nga 2015 me këtë nivel rroge sikur punojnë në Austri e jo Shqipëri, prapë Sejkove nuk u mjaftojnë paratë, por kanë nxjerrë “qenushët” Eron dhe Enuar Merko në terren të bëjnë ndonjë lek më tepër.

Nga një investigim i mëparshëm publikut iu tregua si u krijua nga “hiçi” “Lendal” Sh.p.k me NIPT L92312049J, Insitucion Financiar Mikrokredie që Guvernator Sejko i dha licencë në Shkurt 2022.

Lendal u themelua në Nëntor 2019 nga Eron Merko me kapital që s’dihet nga buronte.

Pastaj Eron Merko “peshkoi” një emigrante në SHBA, Anila Misën dhe i “shet” asaj 30% të aksioneve.

Banka private, zhvatje e pastrim parash; skema e korrupsionit e guvernatorit

Të dy krijuan mikrobankën “Lendal”, të dy pa asnjë aktivitet financiar më parë, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë dhe pa asnjë burim të ligjshëm, nuk do shumë hetim se nga i gjetën paratë e investuara për të hapur një “bankë”.

Eron Merko figuronte thjesht një punonjës tek Pastrim-Gjelbërimi në Bashkinë Tiranë ku merrte 450 mijë lekë rrogë kur themeloi mikrobankën “Lendal”, ndërsa Anila Misa emigrante me llotari në SHBA.

Nga  një punonjës të pastrim-gjelbërimit në Tiranë, i cili është bërë pronar i një istitucioni financiar jobankë që jep kredi.

Bëhet fjalë për Eron Merkon, i cili duket se pastron paratë ashtu siç mund të ketë pastruar gjethet nëpër Tiranë si punonjës i pastrim-gjelbërimit.

Në Shqipëri ka vetëm 38 institucione financiare jobankare të licencuara nga Banka e Shqipërisë, një nga të cilët, posedohet të paktën në letra nga Eron Merko.

Historia e pazakontë

Në datën 12.11.2019, është themeluar shoqëria me emrin Lendal sh.p.k me Nipt- L92312049JM. Kjo shoqëri sot ka një kapital prej: 19.500.000,00 lekësh.

Objekti aktivitetit është kryerja e aktivitetit financiar të mikrokredisë. Aksionet zotërohen nga Anila Misa (30%) dhe Eron Merko (70%).

Çfarë nuk shkon me këtë shoqëri dhe lidhja me Guvernatori Sejko?

Mënyra se si është krijuar, si ka zmadhuar kapitalin, ku nuk justifikohet nga aktiviteti financiar i zotëruesve me burime të ligjshme.

Mënyra se si një shoqëri me burime financiare të dyshimta, është licencuar nga Banka e Shqipërisë (me nr. 54, datë 1.2.2022 licence) për të qënë Institucion Financiar i Mikrokredisë, bëri që të thellohemi më shumë për të gjetur personat që fshihen pas emrave të deklaruar si pronarë.

Shoqëria, referuar të dhënave në QKB, ka të regjistruar zyrën qendrore të saj në adresën: Tiranë, Njësia Bashkiake Nr. 5, Rr. “Ibrahim Rrugova”, Pallati 64, Hyrja 8, Ap. 1. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës, ngjitur me hotel restorant Karlsberg.

Në QKB, e njëjta adresë, identike, është deklaruar si zyrë qendrore e Shoqërisë “Ale Advisers”, me NIUS- L71919026U, themeluar që në 19.07.2017, dhe në pronësi të ortakut të vetëm Elton Gjipali, kunatit (vëllait të gruas Elona Sejko) të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Kjo shoqëri ka sipas QKB-së aktivitet të gjerë, duke filluar nga konsulencat financiare, “Delivery” deri tek “debt collection”.

Në të njëjtën hyrje, Ap. 1 pranë ish bllokut dhe pranë zyrave kryesore të “Tirana Bank”, kunati i Guvernatorit krijoi dy kompani “collection” mbledhje borxhesh me Ale Advisers dhe “dhënie borxhesh” me Lendal.

Kush është Eron Merko?!

Eron Merko është një djalosh 36 vjeçar, i panjohur.

Ka filluar punë për herë të parë në Raiffesisen Bank në vitin 2012, ku ka punuar për vetëm pak muaj e më pas tek Banka Societe Generale Albania, me një pagë që as bruto nuk kalonte 70 000 lekëshin në muaj.

Në vitet 2014, 2015 Eroni punoi për A.B.I. Exchange, për një page minimale prej 22 000 lekësh.

Në vitet 2015 – 2019, Eroni nuk dihet me çfarë është marrë, apo më mire dihet, por duhet ta tregojë vetë para SPAK.

Në shtator 2019 Eron Merkos nisi punë në Bashkinë Tiranë, me pagë 45 000 lekë.

Si me magji, Eroni, në nëntor 2019, themelon një shoqëri me një kapital që pagat nuk mundet t’ia justifikojnë.

Si u krijua shoqëria mikrofinanciare “Lendal” shqip “Jepi pare borxh shqiptarëve”?!

Në 16.6.2021, Eroni pranon zmadhim kapitali, përmes pranimit në shoqëri të një ortaku të ri: Anila Misa, që sipas vendimit të “ortakut të vetëm”: “Shoqëria Lendal shpk, është një shoqëri tregtare e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit më datë 12.11.2019… dhe do të operojë në fushën e mikrokredisë duke ofruar shërbimet e kredidhënies, këshillimit financiar, ndërmjetësimit si dhe ato ndihmëse që lidhen me veprimtarinë e subhjekteve financiare jo-bankë.”.

Përkundrejt shumës prej 4,500.000 lekësh, Eroni i kalon Anila Misës 30 % të aksioneve të shoqërisë, ndërsa vetë mban 70% të aksioneve, që përkojnë me vlerën e kapitalit të deklaruar prej 15,000000 lekë.

Çuditërisht, për shumën prej 4,500.000 lekësh që përkthehet në 30% të aksioneve të Anila Misës, është depozituar edhe Konfirmimi i DRT Tiranë mbi të dhënat e deklaruara nga individi kontribues në shtimin e kapitalit në formën monetare nga jashtë shoqërisë.

Ndërsa për shumën prej 15,000.000 lekësh, nuk ka një konfirmim të tillë që të justifikojë burimin e të ardhurave.

Lidhja e kompanisë së mikrokreditit “Lendal” me familjen e Guvernatorit Sejko

Mikrofinanca “Lendal” Sh.p.k regjistroi selinë në adresën Njësia Bashkiake Nr. 5, Rr. “Ibrahim Rrugova”, Pallati 64, Hyrja 8, Ap. 1, Tiranë.

Banka private, zhvatje e pastrim parash; skema e korrupsionit e guvernatorit

Të njëjtën adresë me kompaninë “Ale Advisers”, me Nipt L71919026U, në pronësi të Elton Gjipalit.

Banka private, zhvatje e pastrim parash; skema e korrupsionit e guvernatorit

Gjipali është vëllai i Elona Sejko (Gjipali), gruas së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Aktiviteti i “Ale Advisers” ishte “debt collection” me mbledh borxhe, ndërsa “Lendal” u krijua të jepte mikrokredi, dmth të jepte borxhe.

Të dyja shoqëritë me seli tek i njëjti apartament, Apartamenti Nr.1, pak metra larg nga zyrat e bankës ku punonte vetë gruaja e Guvernatorit, Elona Sejko (Gjipali).

Por nuk është vetëm adresa e njëjtë që lidh “Lendal” dhe “Ale Advisers” me znj. Sejko.

Në të dyja kompanitë, financiere dhe punonjëse del se është Klodiana Tashi alias Ana Beti, personi që Anila Misa nga SHBA e autorizoi të nënshkruajë Kontratën e Shitblerjes së Kuotave të shoqërisë “Lendal”, kontratë me të cilën Anila Misa “bleu” nga Eron Merko 30% të mikrobankës “Lendal”.

Klodiana Tashi “financierja” e Elton Gjipalit, prej vitit 2019 punësohet edhe si agjente kredie e “Lendal” të Eron Merkos, mikrobankës që prej krijimit pati vetëm Ana Betin si punonjëse dhe administratorin Eron Merko.

Në të njëjtën kohë Klodiana Tashi menaxhonte dhe del pronare edhe e Bar-Kafesë së njohur tek Rr. Irfan Tomini në Tiranë, “White Bar”, me Nipt L91616002V që formalisht është në emër të bashkëshortit të saj, Kleo Tashi.

Përse u krijua Mikrofinanca “Lendal” vetëm me një punonjës? Si shpëlahen paratë? Vëllezërit Eron dhe Enuar Merko dhe Egesta Klosi në skenë.

Eron Merko në Shtator 2019 nisi punë në Bashkinë Tiranë tek Ndërmarrja Pastrim-Gjelbërimi, ndërsa në Nëntor themeloi institucionin mikrofinanciar “Lendal” Sh.p.k ku vetë ishte punonjës, vetë administrator.

Në Qershor 2021 Merko pa asnjë aktivitet me “Lendal” bën zmadhim kapitali të shoqërisë përmes shtimit të një ortaku tjetër, që nuk ndodhej fare në Shqipëri, Anila Misa.

Eron Merko i shet Anila Misës 30 % të aksioneve për 4.500.000 lekë.

Vetë mbajti 70% me vlerë kapitali 15.000.000 lekë, para që nuk dihet nga e kanë burimin, megjithëse i “filtroi” Banka e Shqipërisë, kur i dha licensën “Lendal”.

Filtrimin e duhur duket se nuk e ka kryer mirë në atë kohë as DPPP (Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave) bashkë me AMF-në (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare). Në kohën e licensimit të “Lendal”, AMF drejtohej nga Ervin Mete që sot është Ministër i Financave.

“Lendal” sipas të dhënave të QKB del se që prej ditës së krijimit ka vetëm humbje. Në 2021, pasqyrat financiare tregojnë një humbje 200.716 Lekë.

Banka private, zhvatje e pastrim parash; skema e korrupsionit e guvernatorit

Për 2022 humbja është 3.523.562 Lekë. Sipas statistikave është i vetmi aktivitet mikrofinanciar në botë që ka vetëm një punonjës dhe është krijuar për të humbur.

Banka private, zhvatje e pastrim parash; skema e korrupsionit e guvernatorit

Por ndërsa Eron Merko deklaroi në verën e 2023 një humbje prej 35 milion lekë për vitin 2022 me mikrobankën “Lendal”, vëllai i tij Enuar Merko, deklaroi fitim afër 250 mijë Euro në të njëjtën kohë. Sipas akteve të publikuara në QKB, “Enuar Merko PF”, me NIPT L71305008D deklaron 24.440.312 Lekë fitim për vitin 2022.

Në kohën e krizës së profesioneve të lira dhe lulëzimit të institucioneve mikrofinanciare në Shqipëri, njëri vëlla deklaron çerek milioni Euro fitim, tjetri humbje.

Aktiviteti i Enuar dhe Eron Merko ka edhe një bashkëpunëtore, avokaten Egesta Klosi. Klosi është partnere në biznes dhe në jetë e vëllezërve Merko.

Aktivitetin e saj si avokate, Klosi e regjistron për “rastësi” në Ap.1 në rrugën Ibrahim Rugova, tek e njëjta zyrë me “Lendal” të Eron Merkos.

Nga Aroni, Egesta Klosi kalon tek vëllai tjetër Enuar Merko, ku punon si “ndihmëse” e tij në 2017-2018 në zyrën e përmbarimit privat me emër “E.G Bailiff Service”.

Ky ia kalon punonjësen e tij disa muaj si “këshilltare” Elton Gjipalit tek “Ale Advisers”. Pas trajnimit me vëllanë e Elona Gjipalit, Egesta Klosi shfaqet kudo si avokate mbrojtëse apo “kundërshtare” e çështjeve të partnerit të saj, përmbaruesit Enuar Merko.

Skema e përfitimit, disa kallëzime penale

Të gjitha ankandet e deleguara nga banka e Elona Sejkos, ranë në duart e çiftit Klosi-Merko. Pronat e shitura me përmbarim përfunduan në “xhepin” e Sejkove.

Të tjera u kundërshtuan në gjykata, jo pak u denoncuan në prokurori. Me dhjetra çështje në gjykata e prokurori shfaqin bashkëpunimin Merko-Klosi.

Në Prokurorinë e Durrësit, shoqëria e njohur e transportit ndërkombëtar “Shega Trans” ka akuzuar Enuar Merkon se i ka shitur prona me vlerë 1.6 milionë Euro pa të drejtë.

Në Prokurorinë e Tiranës kallëzuesja M.C. ka akuzuar Merkon dhe Klosin se kanë manipuluar në dëm të saj një proces përmbarimi në favor të L.M. M.C i ka deklaruar prokurorëve se avokatja dhe përmbaruesi janë “miq të vjetër” dhe duhen hetuar të dy për akte korruptive.

Një rrahje e fshehur

Merko dhe mikesha e tij avokate Klosi, para një viti raportohet se u rrahën në Bardashesh të Sarandës nga familjarët e familjes Duraj kur shkuan për ekzekutimin e një toke që ata e pretendonin të vetën.

Fshatarët e zonës, përkrahës të familjes Duraj deklaruan se e ndoqën makinën e çiftit të “mashtruesve” deri në hotelin ku qëndronin.

Banda mafioze, takimet

Bashkëshortja e Guvernatorit, Elona Sejko, është parë disa herë në shoqërinë e vëllezërve Merko dhe vëllait të saj, Elton Gjipali.

Saga e këtij grupi mafioz me avokat, përmbarues, shoqëri mikrokredie të lidhur direkt me fije familjare tek Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nëpërmjet gruas së tij, shkon më larg se sa kompanitë “Ale Advisers”, “Lendal”, apo përmbarimi “E.G Bailiff Service”.

Gruaja e Guvernatorit Sejko drejtoreshë në bankën e Samir Manes, merr vilë në Palasë

Gruaja e Guvernatorit Sejko drejtoreshë në bankën e Samir Manes, merr vilë në Palasë

Më shumë se 200 mijë euro ka shpenzuar Gent dhe Elona Sejko për mobilimin e vilës luksoze në kompleksin rezidencial “Green Coast”, në Palasë, bëjnë të ditur burimet konfidenciale pranë Ekskluzive.al.

Për dijeni të pronarëve të vilave në kompleksin luksoz, pronë e oligarkut Samir Mane, të cilët nuk janë pajisur ende me një certifikatë pronësie, ju informojmë se i gjithë kompleksi është i ndërtuar në shkelje totale të ligjit. Rezidena është e gjitha “ndërtim pa leje”, pasi kompleksi është ndërtuar mbi truallin e disa pronarëve të tjerë, duke pasur zhvendosje 28 metra poshtë projektit fillestar dhe 65 metra majtas lejes së marrë, ndaj dhe shumica e pronave nuk janë të pajisura me certifikatë pronësie, edhe pse kompleksi ka vite që është ndërtuar.

Por kjo nuk e shqetëson aspak Guvernatorin e Bankës së Shqipëris Gent Sejkon, i cili e ka sistemuar gruan drejtoresh në “Tirana Bank” në pronësi të oligarkut Samir Mane, me një rrogë vjetore prej 50 mijë dollarësh dhe njëkohësisht është dhe kontrollori i kësaj banke, pra “xhandari” i gruas së tij.

Me sa duket Gentit kontrollet i kanë dal mirë, përderisa vetë oligarku e ka pajisur bashkëshorten e guvernatorit me një vilë, e cila sot vlen të paktën 1.2 milion euro. Për këtë vilën, Genti dhe Elona u gëzuan shumë që u bënë pjesë e rezidencës ku bashkë me ta jetonin në muajt e beharit edhe ministra, politikanë, gazetarë por edhe njerëz të botës së nëntokës!

Genti, edhe pse funksionar i lartë, as që pyeti fare që kompleksi ishte pa leje dhe në shkelje të ligjit, as që në të jetonin njerëz me të kaluar kriminale apo dhe kriminel… por menjëherë përqafoji fatin, pasi nuk mund të refuzonte dot ofertën e pronarit të gruas, i cili i dha një vilë, që 2 vite më vonë vlen të paktën 5 herë më shumë se çmimi fillestar…

Për ta kuptuar më mirë skemën, Gent dhe Elona Sejko (që e ka regjistruar vilën në mbiemrin e vajzërisë), blenë vilën 60/1 në Green Coast me vlerë 250 mijë euro dhe me një mobilim 200 mijë euro. Pra vlera e mobilimit të vilës shkonte pothuajse sa vlera totale e pronës. Vila 2 vjet më vonë papritur kap vlerën e 1.2 milion euro, jo vetëm për guvernatorin por kryesisht për të gjithë pronarët e vilave të kompleksit luksoz që e blenë “me të lirë”. Por asgjë nga këto nuk është e shkruar në deklaratën e pasurisë (Shih foto në fund të artikullit).

Gent Sejko është fqinj dhe me ish Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i njohur për allishverishet e tij, i cili u arrestua për vjedhjen e 713 milion lekëve nga Thesari i Shtetit dhe i shpallur më pas i pafajshëm nga padrejtësia. Komshi me Gentin është dhe ish ministri Financave Arben Ahmetaj, të paktën deri para 1 viti, para se ta përzinte gruaja për imoralitet dhe lidhje jashtë martesore, sepse Ben Tigri vilën e kishte të regjistruar në emër të të shoqes, njësoj si Genti.

Gent Sejko duhet të bëj kujdes duke e mbajtur pronën në emër të gruas, nëse hipotetikisht mund t’i shfaqet ndonjë krizë martesore mund të përfundoj me gisht në gojë dhe plazhin ta bëj në Golem, tek tokat e prindërve të tij. Por deri tani ai është pronar me 50% të vilës luksoze, të cilën e bleu për një çap bukë dhe sot vlen miliarda. /eksluzive

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.