E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SKEMA E MASHTRIMIT/ Zbardhet itinerari i 40 zyrtarëve dhe policëve të arrestuar, pagesat nga 10-25 mijë $
Lajme

SKEMA E MASHTRIMIT/ Zbardhet itinerari i 40 zyrtarëve dhe policëve të arrestuar, pagesat nga 10-25 mijë $

Pagesat për trafikantët varionin nga 10 – 25 mijë dollarë, ndërsa operacionin e udhëhoqi EUROPOL dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri. Operacioni i drejtuar nga prokurori Eguen Beci është zhvilluar gjatë natës në disa qytete, Tiranë, Lezhë, Kukës, Fier, Dibër, Shkodër dhe Korçë. Në total janë 51 persona të përfshirë në këtë skemë, 40 janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë në kërkim. Përveç të arrestuarve në Shqipëri, disa persona janë ndaluar në Amerikë, Kanada, Spanjë dhe Bullgari nga autoritetet.

Mes të ndaluarve në Shqipëri mësohet se ka dhe zyrtarë dhe 4 punonjës policie. Katër policët janë arrestuar  në doganat Qafë – Thanë dhe Hani i Hotit. Hetimet për bandën kishin nisur disa muaj më parë, ndërsa mbrëmë u finalizua. Në vijim pritet një konferencë nga Policia e Shtetit për të dhënë më shumë detaje për emrat e personave që janë arrestuar, në operacionin që ka nisur që pasditen e djeshme. Pak ditë më parë në Fier u godit një tjetër grup kriminal me 16 persona, që falsifikonin pasaporta për në Angli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.