E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skema e mirëmenduar dhe detaji tronditës nga arratisja e Altin Ndocit
Lajme

Skema e mirëmenduar dhe detaji tronditës nga arratisja e Altin Ndocit

Targat e automjetit tip “Audi A7”, i cili dyshohet se u përdor në arratisjen e Altin Ndocit nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, rezultojnë të jenë denoncuara si të vjedhura vetëm pak ditë përpara ngjarjes, fakt që po shqyrtohet me prioritet nga grupi hetimor.

Burime pranë hetimit për mediat bëjnë me dije se personat që ndihmuan në largimin e Ndocit kanë vepruar sipas një plani të mirëmenduar, duke u përpjekur të shmangin çdo gjurmë që mund të çonte në identifikimin e tyre. Përdorimi i targave të vjedhura dyshohet se ka pasur për qëllim pikërisht vështirësimin e punës së policisë gjatë fazës së parë të hetimeve.

Sipas të njëjtave burime, targat e denoncuara si të vjedhura i përkisnin po të njëjtit model automjeti, “Audi A7”, që u përdor edhe në momentin e arratisjes.

Ky detaj ka forcuar dyshimet se autorët kanë përzgjedhur me kujdes mjetin dhe kanë sinkronizuar veprimet, për të mos ngritur dyshime në qarkullimin rrugor.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet dhe verifikimet në disa zona, ndërsa po analizohet çdo provë e mundshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.