E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skema e re e TVSH pas 1 prillit, ja bizneset që përfshihen. Apartamentet dhe dyqanet do të …
Lajme

Skema e re e TVSH pas 1 prillit, ja bizneset që përfshihen. Apartamentet dhe dyqanet do të …

DORINA AZO/ Nga 1 prilli 2018, bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë do të hyjnë në skemën e TVSH-së, ndërsa apartamentet dhe dyqanet do të taksohen me taksën e re me përqindje mbi vlerën.

Nje klient duke marre kuponin tatimor ne nje supermarket prane zones se 21 Dhjetorit. Qe nga data 1 shtator qeveria ka nisur nje aksion per luften kunder informalitetit./r/n/r/nA customer taking tax receipt at a supermarket near the area 21 December. Since September 1, the government has launched an action for the fight against informality.

Drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, në intervistën për gazetën “Panorama” shpjegoi ndryshimet fiskale për këto kategori që nisin zbatimin nga 1 prilli. Lera u shpreh se me uljen e pragut të TVSh-së në 2 milionë lekë, në skemë do të përfshihen 9 mijë biznese të reja, që duhet të deklarojnë qarkullimin e xhiros për muajt prill-qershor brenda 20 korrikut.

Drejtori i politikave fiskale tha se javën e ardhshme, Ministria e Financave do të dërgojë për miratim në Qeveri vendimin për metodologjinë e vlerës së shtëpive që ofron disa mënyra për përcaktimin e vlerës së ndërtesave që nga vetëdeklarimi, kontratat e shitjes në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, çmimet e referencës dhe verifikimet në terren.

Për apartamentet e ndërtuara para 1993, Lera deklaroi se taksa do të llogaritet me ulje të vlerës 30 për qind.

Kështu për bizneset që do të përfshihen nga 1 prilli në skemën e TVSH-sw Lera tha se janë rreth 9 mijë biznese.

“Kur paraqitëm projektligjin në bazë të llogaritjeve që kryem, kemi deklaruar se janë rreth 9 mijë biznese në fashën 2 deri në 5 milionë lekë xhiro në vit. Kjo shifër mund të ndryshojë në varësi të regjistrimeve të reja dhe sikurse përcakton ligji, ata do të jenë subjekt i tatimit të vlerës së shtuar nga 1 prilli. Që do të thotë, do të deklarojnë veprimtarinë e periudhës së tremujorit të dytë, prill-qershor 2018 deri më 20 korrik 2018. Pra, 20 korriku është afati kur kjo kategori biznesesh do të deklarojë qarkullimin dhe nëse kanë për të paguar tatimin mbi vlerën e shtuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.