VIDEO/Skënderbeu-Partizani degjeneron në dhunë…
Kampionati degjeneron që në start, përleshje në Korçë (Video)
′ Rifillon takimi, pranë golit Partizani me anë të Trashit, i cili provon nga goditja e dënimit, topi devijohet nga Teqja në këndore.
72′ Tension në triuban, tifozët futen në fushë dhe përleshen me njëri tjetrin. Ka të plagosur. Situata del nga kontrolli.
Po luhet në Korçë kryendeshja e Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Partizanit, që do të ngrejë siparin e edicionit të 80-të. Por ne pjesen e dyte tifozet kane hyrr dhunshem ne fushe dhe ndeshja eshte nderpre. Edhe ne keto momene vazhdon dhuna mes tifozeve ne stadium.
Po luhet në Korçë kryendeshja e Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Partizanit, që do të ngrejë siparin e edicionit të 80-të.

Kampionët në fuqi përballë Partizanit të etur për titull. Një nga sfidat më të bukura të kampionatit shqiptar, ku spektakli ka qenë gjithmonë i garantuar. Si Shehi ashtu dhe Gega do të kërkojnë të debutojnë me fitore si trajnerë në elitën e futbollit shqiptar.

Pavarësisht ndryshimeve të shumta, të 2 skuadrat mbeten pretendente për fillimin e titullit kampion. Në katër përballjet e sezonit të shkuar Partizani nuk arriti të shënojë asnjë gol në portën e Skënderbeut, statistikë e cila nuk mbahet mend të jetë regjistruar në ndonjë kampionat tjetër ndaj korçarëve.

LIVE| SKËNDERBEU-PARTIZANI 0-0
72′ Tension në triubunën e tifozëve të Partizanit, në fushë futet ambulanca, ndërkohë që nuk mungojnë sendet e forta të hedhura në fushë.

66′ Bardhi bën një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Demtes në mezin e fushës, të dy lojtarët largohen për disa minuta nga fusha të dëmtuar.
62′ Ndeshja ndërpritet për 2 minuta, për shkak të tymuesve të ndezur nga tifozët e Skënderbeut.
59′ Bregu kombinon bukur me Abazin, ky i fundit provon të japë një asist për Abazin, por topi kontrollohet nga portieri Hoxha.
56′ Një tjetër zëvendësim te Partizani, largohet Progni, vendin e tij e zë Bardhi.
55′ Zëvendësim i parë te Partizani, largohet Asani, vendin e tij e zë Mensah.
49′ Përsëri Skënderbeu. Demte harkon një top në zonë për Muzakën, por ndërhyn portieri Alban Hoxha.
47′ Një pasim i gjatë për Dejvi Bregun nga Fidan Aliti, vlonjati e kontrollon bukur topin, por më pas rrëzohet në zonë, për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Moment i dyshimte.
46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu hidhet menjëherë në sulm.
Përfundon pjesa e parë, Skënderbeu-Partizani 0-0.
45+1′ Progni gjuan fuqishëm nga distanca, jashtë kuadratit.
45+1′ Aliti provon me një gjuatje, por topi përfundon jashtë kuadratit.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
41′ Momente tensioni, Bregu dhe Asani ndëshkohen me kartonë të verdhë.
40′ Trashi kërkon të surprizojë portierin me një gjuatje nga goditja e dënimit, por kontrollohet nga gardiani i korçarëve.
39′ Ndëshkohet edhe Marko Radas me karton të verdhë për protesta.
36′ Një tjetër rast i rrezikshëm në portën e Partizanit, pas një harkimi të Gripshit, topi nga mbetur në zonë, por në fund e ka larguar Progni.
35′ Asani provon me një gjuatje drejt portës, i gatshëm Teqja që kontrollon topin.
34′ Goditja e parë nga këndi në këtë përballje, i takon skuadrës së Partizanit. Topi i krosuar nga Trashi largohet nga Aliti.
28′ Pranë golit Skënderbeu me Muzakën, i cili i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe del i vetëm, por ka neutralizuar mjaft bukur Alban Hoxha, duke bllokuar futbollistin bardhekuq.
24′ Goditje dënimi për Skënderbeu, harkon Vangjeli me të majtën, por largojnë topin futbollistët e Partizanit.
21′ Progni ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Vangjelit.
20′ Bregu futet bukur në zonë dhe kërkon hapësira për të gjuajtur, por i ndërhyn Hila, duke ia marrë topin.
18′ Muzaka gjuan fortë në hyrje të zonës, topi përfundon jashtë kuadratit.
17′ Provon edhe Partizani me një top të harkuar në zonë nga Trashi, por Vangjeli largon rrezikun.
13′ Radas provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi përfundon jashtë kuadratit.
8′ Gripshi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Trashit, goditje dënimi për Partizanin.
6′ Belica provon të nisë Prognin, por kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje. Dukshëm më i avancuar futbollisti i Partizanit.
3′ Skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë, duke u treguar të kujdesshme.
1′ Ka startuar takimi, Skënderbeu luan topin nga qendra.
SKËNDERBEU: Teqja, Radas, Vangjeli, Abazi, Aliti, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: O.Shehi
PARTIZANI: Hoxha, Atanda, Ibrahimi, Belica, Trashi, Telushi, Hila, Asani, Mala, Progni, Hebaj. Trajner: S.Gega
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



