Smarfonët qé po “vrasin” adoleshentët, në 10 vitet e fundit!
Publikuar nga Anisa Mehmeti
10 vite janë një kohë relativisht e gjatë, ku një shoqëri ose një komb reflekton, gjykon duke vendosur pikat mbi i.
Koha është miku ose armiku, më i mirë për një shoqëri ose komb , kur koha të tregon me fakte se pjesa me delikate e shoqërisë ajo adoleshenciale ka probleme me librin, me leximin, me analizën për mos të folur pastaj me gjykimin kritik, alarmi për kohën e humbur kthehet në emergjencë shtetërore.
Telefonatë, tabletat dhe kompjuterat po shkatërrojnë fëmijët tanë, ky tashmë është një fakt.
Pjesa më dekikate e një kombi, ajo që duhet mbrojtur si sytë e ballit, ka probleme të thella në përgatitjen shkollore.
Alarmi arrin jo vetëm nga vende super të zhvilluara në Europë, por ky alarm tashmë po krijonë probleme në strukturat shoqërore të këtyre kombeve.
Një mësim mbi ndërgjegjen qytetare arrin nga Norvegjia, qeveria e këtij vendi skandinav synon t’i bëjë të detyrueshme tekstet shkollore të shtypura në shkolla.
Arsyeja?
Një rënie e aftësive bazë te nxënësit, të cilët po mësohen gjithnjë e më shumë të lexojnë në tableta dhe kompjuterë.
15-vjeçarët norvegjezë hasin vështirësi në të kuptuarit e tekstit, 34% e të rinjve që kanë përfunduar arsimin e detyrueshëm përballen me vështirësi serioze në lexim.
Norvegjia po përgatit një kthesë vendimtare në politikat e saj arsimore, duke zgjedhur t’i rikthejë tekstet shkollore të shtypura në qendër të klasës, me qëllim frenimin e rënies së aftësive bazë te nxënësit.
Qeveria ka nisur një proces legjislativ për të bërë të detyrueshme disponueshmërinë e materialeve mësimore të shtypura në të gjitha shkollat e arsimit të detyrueshëm, që përfshijnë nxënësit nga klasa e parë deri në të dhjetën.
Propozimi, i cili hyri në fazën e konsultimit më 19 qershor 2026, përpara shqyrtimit parlamentar, nuk synon të ndalojë përdorimin e tabletëve apo kompjuterëve; përkundrazi, ai synon të rivendosë një ekuilibër më të mirë midis mësimit përmes ekraneve dhe letër.
Vendimi i ekzekutivit buron nga konstatimi se stimujt financiarë, në vetvete, nuk kanë mjaftuar për të ndryshuar praktikat e institucioneve arsimore.
Që nga viti 2021, Oslo kishte alokuar mbi 500 milionë korona norvegjeze për të nxitur blerjen e librave fizikë; megjithatë, auditimet e kryera nga Gjykata e Auditimit kanë nxjerrë në pah se mundësia e zgjedhjes midis formateve të shtypura dhe atyre digjitale ndryshon ende ndjeshëm nga njëra shkollë në tjetrën, duke evidentuar gjithashtu mangësi shqetësuese në aftësitë e leximit, shkrimit dhe llogaritjes.
Axhenda e qeverisë mori një shtysë të mëtejshme më 8 shtator 2026, nga rezultatet e studimit ndërkombëtar OECD-PISA 2025, të cilat nxorën në pah një situatë shqetësuese për pesëmbëdhjetëvjeçarët në Norvegji.
Vendi renditet nën mesataren e OECD-së në të tria fushat e vlerësuara, duke shënuar një rënie të mëtejshme në lexim dhe matematikë krahasuar me vitin 2022.
Aktualisht, 34% e nxënësve të klasës së dhjetë nuk arrijnë pragun minimal të aftësive në lexim, një shifër që shkon në 41% te djemtë, ndërsa në matematikë, përqindja e nxënësve që qëndrojnë nën nivelin bazë arrin në 38%.
Kontrasti me vitin 2015 është edhe më i theksuar: gjatë dhjetë viteve, Norvegjia ka shënuar një rënie prej 60 pikësh në lexim, 50 në matematikë dhe 28 në shkenca – një prapakthim që, sipas standardeve qeveritare (ku 20 pikë barazohen me një vit akademik), përfaqëson një humbje prej rreth tre vitesh mësimi vetëm në fushën e leximit.
Tre vite mësim vetëm në fushën e leximit, nëse ky nuk është një alarm kombëtarë….
Ky ndryshim në Norvegji nuk është një rast i izoluar, përkundrazi, është zhvillimi më i fundit në një prirje më të gjerë, një prapakthim që po nxit një rishqyrtim të mënyrës se si përdoret teknologjia në shkollat perëndimore, pas vitesh të tëra entuziazmi të shfrenuar për dixhitalizimin.
Suedia, për shembull, e kishte marrë tashmë nismën në vitin 2023 përmes financimeve të dedikuara, e ndjekur në korrik 2024 nga një ndryshim rregullator që synon të rikthejë përparësinë e leximit në letër; në Itali, ndërkaq, ku librat fizikë nuk janë larguar kurrë nga klasat, Parlamenti është përqendruar te kostot, duke miratuar përmes një amendamenti të aprovuar nga Senati më 19 nëntor , një kërkesë që detyron botuesit të përgjysmojnë çmimin e versioneve digjitale.
Alarami që arrin nga kulla e welferit europianë Norvegjia, është kamban dëshpëruese për adoleshentët tanë kudo ku ata ndodhen, ajo na hap sytë me shifra se libri, leximi, sakrificatë janë e vetmja rrugë drejt dijes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



