“S’mund të më mbash në stol”, Halim Kosova: Unë gjej një ekip tjetër që të luaj. Paralajmëron kalimin me PS
Ai theksoi se do të gjejë një skuadër tjetër që nënkupton ekip tjetër partiak nëse nuk do të ketë mbështetje për projektet e tij në shëndetësi, pasi është një person me eksperiencë dhe di ta bëjë mirë punën si pjesë e shëndetësisë në vend.
“Do t’i qëndroj pranë që PD të fitojë këto zgjedhje. Janë një numër i madh që mezi i presin këto zgjedhje. Më tha Basha që t’i vendin do ta kesh ngjitur me mua. Si e përkthej unë këtë. Unë jam një lojtar që jam në formë, ti nuk mund të më mbash mua në stol jo më vlla dua të luaj unë. Atëherë gjej një ekip tjetër që të luaj futboll. Gati 15 vite eksperiencë më USAID-in, 40 vite në shëndetësi dua t’i shërbej shëndetësisë”, tha Kosova.
Ai gjithashtu thekson se sistemi shëndetësor nuk është partiak por është i qytetarëve.
“Një gjë kam të qartë, sistemi shëndetësor nuk është partiak, nuk është as PD as PS, është e qytetarëve që paguajnë për këtë. Ka ardhur momenti që një reformë e thellë duhet bërë me konsensus partiak dhe minimumi 10 vjeçar që kushdo që ndërrohet të vijojë me të”, tha ai.
Kosova la të hapur mundësinë për të bashkëpunuar me parti të tjera edhe me kundërshtarin historik të PD-së, kryeministrin Edi Rama dhe PS-në.
“Pa diskutim sistemi i kujdesit shëndetësor është gjëja që më pëlqen dhe di të bëj më mirë, nëse unë treçerekun e jetës sime ia kam kushtuar atij. Unë nuk e hedh poshtë atë. Do të bëj çmos. Jam i sigurt që PD nuk më lëshon kollaj, çdo parti që do të më ofronte s’do t’i thosha jo. Po të shikosh raportin e OSBE i vetmi emër është Halim Kosova. Ishin në një mbledhke me Joridën dhe më pyeti një nga të ftuarit ishte anglez. ‘Kam një pyetje, çfarë mendimi ke për Ramën’. Edhe unë qesha përse duhet tët them se çfarë mendoj. Pavarësisht se nuk është kryeministri ideal nga partia që ideoj, por në momentin që merr votën është edhe kryeministri im, nuk kam pse ju them juve se çfarë mendoj. Nuk pranoj që të shajnë atë që shqiptarët kanë mbi krye”, tha Kosova.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



